3.8 C
Prizren
E martë, 29 Nëntor, 2022

Arti i nëntë bashkon botën në Prizren përtej sfidave

Edicioni i 17-të i Festivalit Ndërkombëtar të Stripit dhe Karikaturës në Prizren është jetësuar me prezantim online sikurse edhe me hapjen e ekspozitës në galerinë e Hamamit të Gazi Mehmet Pashës. Hiç më pak se 1 mijë e 147 ka qenë numri i artistëve që kanë aplikuar, e që vijnë nga 71 vende të ndryshme të botës, me më shumë se 10 mijë punime të stripit dhe të karikaturës. Është rekord për festivalin e që shënohet në edicionin i cili kapërcen sfidat.

Në ceremoninë e hapjes së edicionit të radhës, Gani Sunduri nga shoqata e strip-artistëve kosovarë “Xhennet Comics”, ka theksuar se shkaku i rrethanave të krijuara sivjet është vendosur që aktivitetet e festivalit të zhvillohen online dhe me një ekspozitë, duke respektuar masat e autoriteteve për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

“Strip festivali më i vjetër në Kosovë që mbahet në qytetin e vjetër kulturor, Prizren, edhe këtë vit vazhdoi me realizimin e festivalit më tradicional në vend. Festivali për të 17-n herë mbahet më datat 15-18 tetor 2020, por, atë që këtë festival e bën më të veçantë është arritja e suksesit në përkrahjen e artistëve botërorë dhe vendorë”, ka thënë Sunduri të shtunën mbrëma para të pranishmëve të ftuar në ceremoninë e hapjes së edicionit të 17-të të festivalit të stripit dhe karikaturës./KOHA/

Më Shumë

Shaqiri refuzon të flas për mediat serbe

Xherdan Shaqiri nuk ka pranuar që të flas për mediat serbe pak para fillimit të ndeshjes ndërmjet Zvicrës dhe Brazilit. Futbollisti nga Gjilani nuk luajtur...

Tetova shpall “Qytetar Nderi”, shkrimtarin Ismail Kadare

Komuna e Tetovës shpalli qytetar nderi shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare. Me këtë rast shkrimtari i madh tha se ndjehet i vlerësuar për...

Lajmet e Fundit