18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Latifi premton investime në Malësi të Vogël

latifi ne fshatin PolluzheEkzekutivi i Rahovecit ka mbajtur një takim me banorët e fshatit Malësi e Vogël. Në këtë takim janë diskutuar të arriturat dhe projektet që Komuna mund t’ju ofrojë qytetarëve të këtij vendi.

Kryetari i Komunës Smajl Latifi tha se takimet me qytetarë gjithmonë japin efekte pozitive, “sepse arrijmë të dëgjojmë nga afër për shqetësimet dhe propozimet e tyre”. “Kjo na jep mundësi të trajtojmë me kujdes kërkesat e qytetarëve dhe të arrijmë të inkorporojmë edhe ata në vendimmarrje. Në këtë mënyrë ne kemi mundësi të shpalosim edhe vizionin tonë për zhvillimet në komunën tonë”, tha Latifi.

Sipas tij, investimet janë bërë dhe po vazhdojnë të bëhen, sipas kërkesave të banorëve.

Kryetari Latifi, iu premtoi banorëve të këtij fshati se shkolla fillore do të përurohet në shtator. Sipas tij, vlera e këtij investimi arrin në 750 mije euro . “Mjetet janë ndarë nga buxheti komunal, por presim që të kemi edhe mbështetjen e ministrive përkatëse”, tha Latifi.

Ndër projektet e prezantuara nga kryetari Latifi, ishte edhe fillimi i kubëzimit të disa prej rrugëve kryesore të këtij vendi. “Kontrata është nënshkruar dhe punimet pritet të nisin sa më parë të jetë e mundur”, tha ai.

Banori i fshatit Musli Krasniqi, kërkoi që të zgjidhet problemi i ujërave të zeza. Asllan Morina, ndërkaq falënderoi kryetarin Smajl Latifi dhe drejtorin e Bujqësisë Artan Zenuni për ndihmën e dhënë me plehra kimik për 17 bujqit e këtij fshati.

Kryetari e ripërsëriti mendimin se problemi i ujërave të zeza është një punë që së shpejti do të gjejë zgjidhje.

Duke folur për ndriçimin publik kryetari u shpreh se me përfundimin e punimeve të kubëzimit të rrugëve dhe kanalizimit do të fillojë edhe me ndriçimin e rrugëve të këtij fshati./PrizrenPress.com/

 

 

Më Shumë

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 200 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2213 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Adriano Galliani martohet serish në moshën 80-vjeçare

Në moshën 80-vjeçare, senatori i Forza Italia, Adriano Galliani do të martohet me të dashurën e tij prej kohësh, Helga Costa. Kjo është martesa...

Lajmet e Fundit