6.6 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

LDK-ja në Prizren propozon ish- kryeprokurorin kandidat për deputet

Ish- kryeprokurori i Prizrenit dhe prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Sylë Hoxha, është propozuar nga LDK-ja për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Burimet e “PrizrenPress”-it brenda LDK-së në Prizren, bëjnë të ditur se emri i tij është dërguar në Prishtinë.

Kandidatë për deputetë të LDK-së në Prizren, do të jenë edhe: Anton Quni, Driton Selmanaj, Hatim Baxhaku, Afërdita Morina-Bifar, Xhavit Ukaj, Valdet Hoxha, Salajdin Fanaj dhe Mybere Mustafa.

“Këta emra janë propozuar dhe dërguar në Prishtinë”, tregon një burim brenda LDK-së në Prizren.

Ish- kryeprokurori i Prizrenit dhe prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Sylë Hoxha pati marrë pjesë në një aktivitet të LDK-së në Prizren.

Hoxhaj vitin e kaluar është pensionuar. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Prizren. Siç merr vesh Insajderi bëhet fjalë për një person që kërkonte lëmoshë. Policia ende nuk ka...

Kosovë–Turqi në ekran të madh në Shatërvan

Prizreni do të marrë atmosferë festive të martën më 31 mars, kur në "Shatërvan" do të organizohet shikimi publik i ndeshjes mes Kosovës dhe...

Lajmet e Fundit