34 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

LDK-ja në Prizren thotë se Haskuka po realizon punime në prag të zgjedhjeve

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren akuzon pushtetin lokal se po realizon punime në prag të zgjedhjeve.

Sipas këtij subjekti politik, realizimi i punimeve në sezonë ka vështirësuar qarkullimin në Lagjen e Trimave .

“Qeveria lokale udhëhequr nga kryetari Mytaher Haskuka, në prag të zgjedhjeve është kujtuar për Lagjen e Trimave”, thuhet në reagimin e LDK-së.

“Në kulmin e sezonit, kur edhe kjo lagje ngarkohet me ardhjen e bashkëatdhetarëve, është vështirësuar edhe më shumë qarkullimi”.

“Po punohet sa për sy e faqe, ose sa për t’i dhënë tender ndonjë kompanie të afërt me pushtetin”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Fillon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 28 qershor ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Lokale...

U shoqërua për dhunë në familje, iu gjet edhe drogë – ndalohet për 48 orë një person në Prizren

Një rast me dy vepra penale është zbuluar nga Policia e Kosovës të dielën në qytetin e Prizrenit, ku një person fillimisht ishte ndaluar...

Lajmet e Fundit