16.8 C
Prizren
E premte, 2 Qershor, 2023

Luka Modric ka rinovuar kontratën?

Real Madrid dhe Luka Modric do të vazhdojnë rrugën së bashku për të paktën edhe një sezon më shumë.

Të dy palët kanë rënë dakord për rinovimin e kontratës që do ta mbaje kroatin në klub deri në vitin 2022, ku mungon vetëm edhe njoftimi zyrtar nga Real Madridi.

Paraqitjet e shkëlqyera që ka treguar kroati duket se e kan bindur klubin, që ka muaj që tenton të arrijë marrëveshje me 35 vjeçarin, raporton AS.Modric, ka qenë gjithmonë i gatshëm të vazhdojë karrierën e tij me Los Blancos.

Ai e ka treguar këtë duke pranuar uljen e pagës që klubi i ka propozuar atij për të zgjidhur në mënyrën më të mirë të mundshme problemet ekonomike që ka sjellur pandemia.Me këtë rinovim, është konfirmuar që Modric do të luajë sezonin e tij të dhjetë në Real Madrid.

Në total ai ka bërë 383 paraqitje me Los Blancos, ku ka shënuar 26 gola dhe ka dhënë 61 asistime.Ai ka fituar katër Ligën e Kampionëve, dy LaLiga, një Kupë të Mbretit, katër Botërore të Klubeve dhe shumë trofe të tjerë. /Insporti.com/

Më Shumë

Fury i kërkon Joshuas luftë në shtator: Eja t’ia japim botës atë që dëshiron ta shohë

Kampioni i botës për peshat e rënda Tyson Fury thotë se dëshiron të përballet me britanikun Anthony Joshua dhe që këtij të fundit i...

Mona Liza

Enver Sulaj Një pikë ngjyrë më shumë në buzë S’të bën të lumtur As shiu s’ta fshin ngjyrën e lotit. Herë të mungon buzëqeshja Herë pikëllimi, Mona Lizë. Maj, 2023

Parashikimi i motit

Lajmet e Fundit