14 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

MASHT dhe GIZ, në përkrahje të rritjes së nivelit në arsimin profesional në Malishevë

RagipBegaj-MASHT dhe GIZKryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, ka pritur dje, në një takim përfaqësuesit e organizatës GIZ, të shoqëruar nga zyrtarët e lartë të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës. Temë e takimit ishte përkrahja e GIZ-it për komunën e Malishevës, veçanërisht mbështetja në ngritjen profesionale të stafit arsimor dhe nxënësve të shkollave të mesme profesionale, përkatësisht të Qendrës së Kompetencës.

Begaj i ka falënderuar përfaqësuesit e GIZ-it gjerman dhe Drejtorin e Përgjithshëm të MASHT-së, Ragip Gjoshi, për gatishmërinë e tyre për përkrahjen e avancimit të mësimit profesional.

”Për neve projekti më madhor në Malishevë ka qenë investimi në Qendrën e Kompetencës, dhe i jemi mirënjohës ambasadorit Norvegjez, Sverre Johan Kvale, për këtë projekt, dhe ne kemi kërkuar nga Ministria e Arsimit që në bashkëpunim të vendosim për këtë shkollë, për profilet në të cilat do ta orientojmë këtë shkollë, dhe me ju kërkoj bashkëpunim të sinqertë rreth arsimimit profesional”, tha Begaj.

Ndërsa përfaqësuesit GIZ-it përkatësisht Christoph Heil, shpalosi planin e ngritjes së mësimit profesionale para tij, në fokus në ngritjen e sistemit të mësimdhënies dhe përafrimit të këtij sistemi me atë të sistemit të shkollave profesionale evropiane, projekt ky që zgjatë dy vite dhe menaxhohet nga organizata GIZ-it, për ngritjen e cilësisë së arsimimit në Qendrën e Kompetencës

Përfaqësuesit e GIZ-it gjerman, thanë se kanë hulumtuar nivelin e deritanishëm dhe kanë gjetur se ka nevojë, që të rritet niveli dhe përshtatja me tregun e ekonomisë, për çka edhe kanë marrë model shkollimin e tillë, nga qyteti i Hamburgut.

Ndërsa Ragip Gjoshi, nga MASHT, tha se “për të rritur këtë nivel të mësimit profesional, ministria ka formuar agjencionin për aftësimin në arsimin profesional”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hapet edicioni i 24-të i festivalit folklorik “Anadrinia Jehon”

Gjatë mbrëmjes së djeshme është hapur edicioni i 24-të i festivali folklorik “Anadrinia jehon”, festival ky i cili tashmë ka fituar një profil të...

Mallorca e di se ëndrra për Europë do të shuhet nëse nuk fiton sonte – rikthehet titullar Vedat Muriqi

Mallorca e ka të qartë se ëndrra për të rikthyer futbollin europian pas 22 vitesh do të shuhet, nëse nuk arrijnë të ndalin urgjentisht...

Lajmet e Fundit