12.4 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

KQZ dhe PK në përgatitje për zgjedhje

ValdeteDaka-Shpend MaxhuniNë kuadër të përgatitjeve të Zgjedhjeve të Parakohshme Parlamentare 2014 dhe të bashkërendimit të aktiviteteve me institucionet tjera, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka dhe Kryeshefi Ekzekutiv i SKQZ-së, Enis Halimi, pritën në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, i cili shoqërohej nga Drejtori i Departamentit të Operacioneve në kuadër të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj

Fillimisht kryetarja Daka në emër të KQZ-së shprehu falënderime për angazhimin e Policisë së Kosovës në kryerjen me sukses të detyrave në aspektin e sigurisë gjatë procesit zgjedhor edhe në të kaluarën. Në këtë aspekt, Daka shprehu gatishmërinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të bashkëpunuar në vazhdimësi.

Në anën tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni tha me këtë rast se Policia e Kosovës ka filluar me përgatitjet e nevojshme në kuadër të përgjegjësive institucionale dhe ligjore që ka dhe do të bashkërendojë aktivitetet me KQZ-në dhe institucionet tjera në funksion të realizimit të suksesshëm të procesit zgjedhor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Policia e Kosovës janë në fazën e fundit të hartimit të Planit Operacional të Sigurisë për Zgjedhjet e Parakohshme. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kapet mashtruesi serb në Vërmicë, bashkë me disa persona përfituan mbi 1.5 mln euro

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Vërmicë, i cili dyshohet se me persona të tjerë kanë kryer veprën penale falsifikim të dokumenteve/pasaportës dhe...

Aktakuzë ndaj një personi dhe një kompanie në Dragash, ngarkohen se dërguan aparate të vjetra të fotokopjimit në shkolla në vend të pajisjeve të...

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.P., dhe personit juridik “B. Sh.P.K.”, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë...

Lajmet e Fundit