21.8 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Mbi 20 mijë gjoba për mosrespektim të masave ndaj COVID-19

Në hapësira të mbushura me klientë pa mjete mbrojtëse e duke mos u respektuar as distanca sociale, shumica e kafeneve të vendit kanë vazhduar punën gjatë kohës së pandemisë.

Për raste të tilla në nivel vendi vetëm gjatë tre muajve të fundit janë shqiptuar 591 gjoba për operatorët e bizneseve nga Inspektorati Sanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Nga gjithsej 20 mijë e 392 inspektime gjatë këtyre muajve, vetëm në shtator janë shqiptuar 72 gjoba nga gjithsej 6.832 inspektime në nivel vendi.

Derisa pamje të ngjashme përpos kryeqytetit vërehen edhe në Komunën e Prizrenit për çka drejtori i Inspektoratit në këtë komunë, Edon Muqaj, thotë se janë marrë masa.

Muqaj tutje shton se përkundër numrit të vogël të inspektorëve, puna po kryhet normalisht, ndërkohë që thotë se kanë filluar inspektimet edhe brenda lokaleve të qytetit.

E për shkak të numrit të vogël të inspektorëve punën e tyre po e kryen edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë filluar edhe me inspektime brenda lokaleve të ndryshme në vend.

Më rënien e temperaturave në vend është shtuar edhe numri i klientëve brenda hapësirave të kafeneve në vend.

Përmes telefonit nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kanë thënë se janë të gatshëm të vazhdojnë me respektim masash edhe gjatë motit të ligë, duke kufizuar edhe më shumë kapacitetet e punës së tyre.

Më Shumë

Malisheva miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2026–2028

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka miratuar Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2026–2028, gjatë mbledhjes së dytë të jashtëzakonshme të mbajtur më 30...

Refuzohet rregullorja për shpronësim në Suharekë, reagojnë ashpër ndërtuesit

Asambleja Komunale e Suharekës ka refuzuar për herë të dytë miratimin e rregullores për shpronësim, duke shkaktuar reagime të ashpra nga përfaqësues të kompanive...

Lajmet e Fundit