16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Mbi 65 milionë euro fituan bankat në Kosovë në gjysmën e parë të vitit 2022

Bankat komerciale në Kosovë në gjysmën e parë të vitit 2022 ka realizuar fitim në vlerë prej 67.5 milionë euro, vlera më e lartë e regjistruar që nga themelimi i sektorit bankar për periudhën e gjashtëmujorit të parë.

Kështu është thënë në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) mbi vlerësimin tremujor të ekonomisë, për periudhën janar – qershor 2022.

Ky rezultat financiar i atribuohet rritjes më të lartë të të hyrave, mbështetur nga rritja e përshpejtuar e kreditimit, dhe njëkohësisht, rritjes më të ulët të shpenzimeve.

“Gjithsej të hyrat arritën vlerën prej 168.9 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 11.6 për qind (11.1 për qind një vit më parë). Në rritjen e të hyrave kontributin kryesor kishin të hyrat nga interesi, që përfaqësojnë 71.2 për qind të gjithsej të hyrave. Në kuadër të hyrave nga interesi, arkëtimet nga interesi në kredi kishin kontributin kryesor në këtë rritje, kategori e ndikuar prej rritjes së theksuar të kreditimit. Për dallim nga periudhat e kaluara, me rritje mjaftë të lartë u karakterizuan të hyrat nga interesi prej mjeteve të mbajtura në bankat tjera, që mund të jenë ndikuar nga rritja e normave të interesit në depozita. Përderisa, kategoria e të hyrave nga jo interesi shënoi rritje më të ngadalësuar krahasuar me një vit më parë, prej 13.3 për qind (23.9 për qind në qershor 2021), dhe arritën në vlerën prej 42.1 milionë euro kryesisht rezultat i arkëtimeve nga tarifat dhe komisionet”, është thënë në raportin e BQK-së.

Për dallim nga viti i kaluar, gjithsej shpenzimet e sektorit bankar është rritur 6.1 për qind deri në qershor 2022 (rënie prej 1.1 për qind në qershor 2021) dhe kanë arritur vlerën prej 101.4 milionë euro.

Më Shumë

Sot mot me diell e me vranësira

Të dielën mbrëma pati mot me shi, ndërkaq në disa zona ra edhe borë. Ndërkaq, gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell...

Nga 1 prilli nëse nuk e pastron baltën nga mjeti, gjoba do të jetë 1 mijë euro

Në fillim të prillit pritet të fuqizohet Ligji i ri për rregullat në trafik. Kështu, parashihen gjoba të ashpra ndaj shkelësve. Iniciuesit e këtij ligji...

Lajmet e Fundit