15.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Me drita si të policisë dhe të armatosur: Si ra pre e grabitjes në Shqipëri një 21 vjeçar nga Prizreni

Zbardhen të tjera detaje nga grabitja e një makine mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Thuhet se gjashtë persona të armatosur me kallashnikov dhe me dy automjete, njëra prej të cilave e pajisur me fenelinë policie kanë grabitur një qytetar nga Kosova duke i marrë automjetin “Audi Q7” me targa 04-599 FO.

Meriton Ahmetaj, 21 vjeç, nga fshati Korishë i komunes së Prizrenit ka rënë pre e grabitësve. Ai ka qenë duke u kthyer nga Mali i Zi, kur rreth orës 22:00 në Milot, dy automjete, njëra prej të cilave e pajisur me fenelinë policie i janë venë në ndjekje.

Drejtuesi i automjetit ka kujtuar se janë punonjës policie dhe ka ulur shpjetësinë në 60 km/h. Nderkohë që kur ka vënë re se automjeteti me fenelinë policie po i qëndronte prapa, ai ka rritur shpejtësinë deri në 80 km/h për të vazhduar rrugën normalisht.

Në këtë moment një prej automjeteve e ka parakaluar Audin Q7 me të cilën udhëtonte qytetari nga Kosova duke i bllokuar rrugën, nderkohë që automjeti tjetër ka qëndruar prapa.

Personat e armatosur me kallashnikov i kanë bërë thirrje drejtuesit të mjetit të dorezojë makinën, duke e kërcënuar se do t’a vrisnin.

Drejtuesi i automjetit nuk ka rezistuar dhe u ka dorezuar automjetin grabitësve. Ai ka denoncuar grabitjen në komisariatin e policisë Laç. Forca të policisë së këtij komisariati janë vënë në ndjekje të grabitësve, por pa mundur ende që të kapin apo identifikojnë autorët./Panorama

Më Shumë

Tarashaj: Turizmi në Prizren 2024-2025 ka ngritje të vizitorëve deri në 30%

Drejtori i Turizmit në Komunën e Prizrenit, Ramadan Tarashaj, tha për RTK se nga janari i këtij viti deri në prill të këtij viti,...

Vedat Muriqi viziton ish-klubin e tij të fëmijërisë

Vedat Muriqi e ka vizituar klubin e tij të parë, FC Liria. Kjo u bë e ditur përmes njëpostimi në Facebook nga ekipi prizrenas. Sulmuesi i...

Lajmet e Fundit