Mihrije Braha rikthen në kujtesë rastin kur një biznesmen shqiptar i ofroi një milion dollarë për të kaluar një natë me të në një ishull

Këngëtarja shqiptare, Mihrije Braha, është e njohur për sinqeritetin e saj në intervista.

E ftuar në “Glamour Zone”, ajo ka rikthyer në qendër të vëmendjes historinë e dikurshme she shumë qesharake, e cila kishte bënte me një ofertë që i ishte drejtuar asaj.Bëhet fjalë për një biznesmen që i kishte ofruar asaj një miliona dollarë për të kaluar një natë me të në një ishull.

Foto: Mihrije Braha/Instagram

Ndaj një kërkese të tillë Mihrija kishte reaguar me të qeshura dhe njëlloj ka vepruar edhe burri i saj, Naim Abazi, pasi ajo i ka treguar atij në lidhje me rastin.

“Ka qenë një ofertë 1 milionë dollarëshe, një natë në një ishull. Është shumë i njohur dhe është shqiptar. Më e bukura, është se pas kësaj telefonate, mora menjëherë Naimin dhe i thash çfarë ndodhi. Ai filloi të më tallte e të bënte shaka duke më thënë: ‘Më ke humbur 1 milion dollarë. Këtë ma ka përmendur 2 muaj e gjysmë”, ka thënë këngëtarja Braha.

Insistuar nga moderatorja që të tregonte reagimin e Naimit, Mihrija tha se ai çdo gjë e kishte marrë me shumë sportivitet.

Mirhija dhe Naimi janë një ndër çiftet që me vite të tëra i kanë rezistuar kohës dhe janë pjesë e estradës që nga njohja me njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Foto: Mihrije Braha/Instagram

Më Shumë

VV në Prizren viziton ShB “Sharri” në 75-vjetorin e themelimit

Kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Nora Arapi Krasniqi dhe Mytaher Haskuka, së bashku me ministren në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore...

Pesë nxënës nga Prizreni në finalen e Olimpiadës Mbarëkombëtare të Gjuhës Shqipe

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur krenarinë për suksesin e nxënësve prizrenas që kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën finale të Olimpiadës...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit