7.6 C
Prizren
E shtunë, 27 Shkurt, 2021

Prizren, u mbajt gara “Olimpiada Matematike”

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA), sot ka organizuar mbajtjen e garave “Olimpiada Matematike” në nivel komune me nxënësit e klasave të 9-ta, 10-ta, 11-ta, dhe të 12-ta, të cilat u mbajtën në hapësirat e Shkollës Fillore Abdyl Frashëri” në Prizren.

Në këtë garë të organizuar në bazë të kërkesës së Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës për Olimpiada të Matematikës, morën pjesë 76 nxënës nga 17 shkolla të ndryshme të komunës së Prizrenit, ku do të përzgjidhen nxënësit më të suksesshëm në fushën e matematikës.

Nxënësit e përzgjedhur nga kjo garë, më pas do të marrin pjesë në Olimpiadën e XIII-të Matematike të Kosovës (OMK 2021) që do të mbahet më 27 shkurt 2021 në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në Prishtinë, ku do të bëhet përzgjedhja e nxënësve më të suksesshëm në fushën e matematikës në nivel të të gjitha komunave.

Nga Olimpiada Matematike e Kosovës përzgjidhet ekipi prej 6 nxënësve që do ta përfaqësojë shtetin e Kosovës në Olimpiadën e 62-të Matematike Ndërkombëtare – IMO 2021, e cila do të mbahet në St. Petersburg, në Rusi, prej datës 14. 07. 2021 deri më datën 24. 07. 2021, ku Kosova merr pjesë për herë të njëmbëdhjetë në cilësinë e anëtarit me të drejta të plota.

Nga Olimpiada Matematike e Kosovës përzgjedhet ekipi prej katër vajzave që do të përfaqësojë shtetin e Kosovës në Garat Evropiane të Matematikës për Vajza – EGMO 2021, e cila do të mbahet në qytetin Kutaisi, në Gjeorgji, prej datës 09.04.2020 deri më datën 15.04.2020.

Po ashtu, nga Olimpiada Matematike e Kosovës do të përzgjidhen nxënësit nga klasa IX që do të përfaqësojnë shtetin e Kosovës në Olimpiadën e Dytë Matematike Kosovë – Shqipëri – KAMO 2021, e cila do të mbahet në Shqipëri.

Ndërkaq, nesër më 21 shkurt 2021, në SHF “Abdyl Frashëri” me kërkesën e Shoqatës Kosovare të Fizikës, do të organizohen garat e XXII-ta Republikane të ”Fizikanëve të Rinj” me nxënësit e klasave të 9-ta, 10-ta, 11-ta, dhe të 12-ta.

Nga nxënësit fitues të këtyre garave do të përzgjedhen dy ekipe prej nga 5 nxënës për të përfaqësuar shtetin e Kosovës në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës (International Physics Olympiad – IPhO) dhe në Olimpiadën Europiane të Fizikës (Europian Physics Olympiad – EUPhO).

Më Shumë

Lidhja shkon në një tjetër nivel, fejohen Tea dhe Bearti?

Ish-protagonistët e emisionit “Për’puthen”, Tea dhe Bearti, janë duke shijuar lidhjen e tyre të dashurisë. Përmes fotografive të fundit, Tea dhe Bearti shihet se nuk...

Një i vdekur nga Covid në Prizren

Tre persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë në 24 orët e fundit. IKSHPK-ja ka njoftuar se nga 3.104 testime, 260 persona kanë rezultuar...

Albin Kurti, Agjencisë së Privatizimit: Mos sfidoni mekanizmat institucional, mos provoni të hapni valë të re të privatizimit

Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, ka drejtuar një kërkesë ndaj Agjenicisë Kosovare të Privatizimit. Ai ka thënë se ky institucion nuk duhet...

Propozim-vendimi për huanë nga BERZH-i në vlerë prej 5 milionë eurove procedohet për në Kuvendin e Prizrenit

Komiteti për Politikë e Financa ka proceduar në Kuvendin e Komunës së Prizrenit propozim-vendimin për marrjen e huasë në vlerë prej 5 milionë eurove...

Drejtoria e Arsimit në Dragash, ka organizuar mbajtjen e garave “Olimpiada Matematike”

Për herë të tretë Drejtoria e Arsimit në Dragash dhe  Shoqata e Matematikanëve të Kosovës kanë organizuar Olimpiadën Matematike. Nga kjo garë do të...

Dilema të shumta lidhur me projektin për hidrocentralin me digë në Drinin e Bardhë

Dilema të shumta lidhur me planin për ndërtimin e një hidrocentrali me digë në Drinin e Bardhë janë shpalosur të enjten nga banorët e...

Kush pritet të jenë emrat e kabinetit qeveritar që do ta drejtojë Albin Kurti

Vetëvendosje thotë që ende nuk kanë diskutuar për emra në organet e partisë. Të pa konfirmuar janë disa emra për ministra. Albin Kurti nuk i...

Këtë javë pritet të konfirmohet data e ardhjes së vaksinave anti-COVID në Kosovë

Plani i vaksinimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës me vaksinën anti-COVID tashmë është miratuar. Ministria e Shëndetësisë (MSh) në një përgjigje për Telegrafin ka...

Keqpërdorimet me subvencione, fermeri nga Prizreni në prag të falimentimit – nuk mori paratë e grantit që nga viti 2017

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës së fundmi ka realizuar disa aksione policore në pesë komuna, ku ka rezultuar me arrestimin e 19 personave...

Parashikimi i motit për këtë javë

Java e fundit e muajit shkurt do të karakterizohet me mot kryesisht pranveror. Kjo situatë e krijuar meteorologjike vjen si rezultat i masave të fuqishme...

Letra që Daut Haradinaj nga TMK ia kishte dërguar familjes Rexha pas vrasjes së Komandant Drinit

“Dënojmë rreptësishtë vrasjen e komandant Drinit”, thuhet në letrën që Daut Haradinaj ia kishte dërguar familjes së Ekrem Rexhës, kur ky i fundit ishte...

Një top sulmues evropian pritet ta zëvendësojë Mbappen te PSG

Sulmuesi francez Kylian Mbappe është bërë një nga emrat më të mëdhenj në futboll në vitin 2021. Ai ishte qartësisht një yll i dëshmuar...

“Young Queen” nga Mimoza, dedikim për Kosovën

Këngëtarja kosovare e cila po e zhvillon karrierën e saj muzikore jashtë kufijve, Mimoza, e ka lansuar videoprojektin e ri me titull “Young Queen”,...

Ibrahim Rugova – arritjet dhe dështimet politike

Fadil Sahiti Tri qasje janë ravijëzuar në diskursin rreth figurës së Ibrahim Rugovës. E para përfaqësohet nga ‘myhibët’ e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) –...

Rikthehet Superliga e Kosovës në basketboll

Pas ndeshjeve në Kupë dhe dy ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës, sot (e mërkurë) rikthehet Superliga e Kosovës në basketboll. Gjatë ditës së sotme do...

Policia e Kosovës bastisë Ministrinë e Bujqësisë

Policia e Kosovës është duke kryer një bastisje në objektin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Disa vetura të policisë dhe pjesëtarë të...

Lajmet e Fundit