16 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Ministri italian konfirmon se kanë nisur hetimet kundër Ronaldos

Ministri i Sportit i Italisë, Vincenzo Spadafora, e ka përsëritur se sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, e ka shkelur protokollin e koronavirusit dhe se ka nisur një hetim për ta dëshmuar këtë.

Ronaldo u largua nga Torino për t’iu bashkuar ekipit kombëtar të Portugalisë kur skuadra e Juventusit duhej të qëndronte e ngujuar pas rasteve me Covid-19, por 35-vjeçari nuk e respektoi protokollin, transmeton Gazeta Express.

Kjo shkaktoi zënkë mes ministrit, klubit dhe lojtarit.

Pastaj Ronaldo u infektua me koronavirus sa ishte në detyrë me Portugalinë dhe u rikthye në Torino përmes një aeroplani privat.

Rikthimi i tij nuk është problem, sepse për të kishte pajtim me të gjitha autoritetet relevante, por vendimi i tij për t’u larguar nga karantina.

“Ronaldo nuk e respektoi protokollin kur u largua”, tha Spadafora për RAI.

“Ka nisur një hetim për ta dëshmuar këtë”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Më Shumë

Një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

Një vit më parë u nda nga jeta, në moshën 88-vjeçare, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare. Ai ishte shkrimtari shqiptar më i shquar brenda...

Kuvendi i Dragashit miraton planin buxhetor afatmesëm

Kuvendi i Komunës së Dragashit ka miratuar dje Kornizën Afatmesme Buxhetore për periudhën 2026–2028, një dokument kyç për planifikimin dhe menaxhimin financiar të komunës...

Lajmet e Fundit