5.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Muharremaj: 11 të prekurit me COVID-19 nga Suhareka janë raste kontakti

32 raste me koronavirus janë konfirmuar deri më tani në komunën e Suharekës. 11 rastet e fundit u konfirmuan mbrëmjen e së shtunës, ku 11 persona nga kjo komunë rezultuan pozitivë në testimet për koronavirus. Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë për Express se të gjitha këto janë raste kontakti me të prekurit e mëparshëm

5 persona të prekur me koronavirus u konfirmuan në Krushicë të Poshtme, 3 në Suharekë, 2 në Reshtan dhe 1 në Bukosh.

Këta 11 persona kanë çuar në 32 numrin e të prekurve me koronavirus në komunën e Suharekës.

Kreu i kësaj komune, Bali Muharremaj, ka thënë për Express se deri më tani nuk ka ndonjë rast të konfirmuar që ka dalë jashtë kontakteve me personat që u konfirmuan më herët.

“Të gjitha rastet e mbrëmshme janë kontakte të personave që janë konfirmuar më herët me COVID-19. Momentalisht nuk kemi dicka risi që ka dalë jashtë kontakteve. Në Krushicë prej një personi janë orekur edhe tre anëtarë të familjes, në Bukosh është djali i policit të infektuar, në Suharekë po ashtu janë raste brenda familjes, tre persona”, ka thënë Muharremaj.

Muharremaj theksoi se mbrëmjen e së shtunës ka biseduar me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, për gjendjen me COVID-19 në Suharekë.

Ai shtoi se 2 persona nga komuna e Suharekës janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK-së.

“2 persona janë duke u trajtuar në Infektivë, 28 të tjerë janë në shtëpitë e tyre. 1 person e kemi të shëruar dhe 1 të vdekur, kështu numri i personave të konfirmuar me koronavirus në komunën tonë është gjithsej 32”, theksoi Muharremaj.

Ai tha se deri të shtunën në komunën e Suharekës janë shpërndarë rreth 1 mijë e 900 pako ushqimore për familjet në nevojë, e kjo është bërë me ndihmën e donatorëve nga diaspora.

Muharremaj deklaroi se sipas IKSHPK’së momentalisht nuk ka persona në listë të pritjes për t;u testuar për koronavirus nga komuna e Suharekës.

“Deri më tani vazhdimisht i kemi përcjellë listat tek Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës. Sipas IKSHPK-së, nuk ka listë të pritjes për tesime nga komuna jonë momentalisht”, tha Muharremaj.

Kreu i Suharekës tha se apeli të cilin po e përcjell vazhdimisht tek qytetarët është që të qëndrojnë në shëpitë e tyre, të mos pranojnë mysafirë e të mos shkojnë për vizita tek të afërmit. Po ashtu ai apleon që qytetarët të mbajnë higjienën.

Ndërkohë, numri i personave të konfirmuar me koronavirus në Kosovë tashmë ka shkuar në 510. Të shëruar janë 93 persona ndërkaq të vdekur 12./Express/

Më Shumë

Totaj inspekton ndërtimin e obeliskut të UÇK-së

Në vazhdën e punimeve, në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës (rrugëve dhe ambientit), turizmit kulturor në Leskovec”, sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku...

Zyrtare: Roma konfirmon se De Rossi do të vazhdojë si trajner në 2024-25

Dan dhe Ryan Friedkin njoftojnë se Daniele de Rossi do të qëndrojë në krye të Roma-s në sezonin 2024-25. Pronarët e Roma-s, Dan dhe Ryan...

Lajmet e Fundit