7.6 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Muja, ekskursion në Shqipëri me para të Komunës

Komuna e Prizrenit ka vendosur t’i shpërblejë me një ekskursion në bregdetin e Shqipërisë punëtorët e saj për 1 Majin – Ditën e Punëtorëve. Për këtë qëllim do të paguhen 2.450 euro nga buxheti komunal, ndërsa gjysmën tjetër të mjeteve do ta paguajnë vetë punëtorët të cilët kanë shprehur gatishmërinë të jenë pjesë e shëtitjes.

Ekskursion në Sarandë e ka organizuar edhe Drejtoria e Arsimit, ndërsa pjesë e tij janë drejtorët e shkollave, të cilët do t’i paguajnë vetëm shpenzimet e udhëtimit. Shëtitja treditore organizohet nga Drejtoria për Administratë Lokale, ndërsa punëtorët është paraparë që këtë fundjavë ta kalojnë në qytetin e Vlorës. Ata do të nisen të enjten në mbrëmje, ndërsa do të kthehen të dielën pas dite.

Drejtori i kësaj drejtorie, Ilir Baldedaj ka thënë se shëtitja me qëllim të rekreacionit po realizohet me kërkesën e punëtorëve të Komunës së Prizrenit, të cilët janë arsyetuar se nuk kanë ndonjë organizim sindikal për organizime të këtilla, andaj ata kanë dëshirë ta shfrytëzojnë pushimin për Ditën Ndërkombëtare të Punës, derisa kanë shprehur gatishmërinë e tyre që të participojnë me 50 për qind të mjeteve të nevojshme. “Komuna do të paguajë hisen e saj të mjeteve prej 2.450 nga pozicioni buxhetor për mallra dhe shërbime, ndërsa pjesën tjetër do ta paguajnë 70 punëtorët të cilët kanë shprehur dëshirën të jenë pjesë e ekskursionit”, ka thënë ai për “Zërin”.

Një person gjatë qëndrimit treditor në Vlorë duhet të paguaj 70 euro. 35 euro do t’i paguajë Komuna, ndërsa pa aq punëtorët.

Më Shumë

Akademi Përkujtimore për 25-vjetorin e rënies së Komandant Malishevës

Nesër, më 27 mars 2026, në ora 10:00, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Malishevës, do të mbahet Akademi Përkujtimore për 25-vjetorin e...

Dardanët sot mbajnë stërvitjen e fundit para finales me Turqinë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot do të mbajë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Turqinë. Dardanët dhe turqit do të përballen të martën mbrëma...

Lajmet e Fundit