22.9 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Mungon e dëmtuara, dështon gjykimi ndaj ish-drejtorit të fabrikës “Anthea” i akuzuar për keqpërdorim detyre

Ka dështuar mbajtja e shqyrtimit gjyqësor kundër të akuzuarit Flurim Selman Gallapeni, i cili nga Gjykata Themelore e Prizrenit, për të katërtën herë po gjykohet për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Drejtësia Sot, raporton se shkak për mos mbajtje të këtij shqyrtimi gjyqësor, ishte mungesa e të dëmtuarës Micaele Luvale. Lidhur me këtë fakt, gjykata në seancën e kaluar të njëjtës i ka dërguar ftesë përmes Ministrisë së Drejtësisë, mirëpo deri më tani nuk është pranuar ndonjë informacion lidhur ne dërgimin e ftesës së saj.

Ndryshe, mbrojtësi i të akuzuarit Gallapeni avokati Sehat Haliti, deklaroi se mbetet pranë propozimit të dhënë në seancën e kaluar që të dëgjohet edhe një herë në cilësinë e dëshmitares e dëmtuara Micaela Iuvale, pasi që është edhe rekomandim i Gjykatës Supreme.

Me fjalën e avokatit Sahiti, u pajtua edhe i akuzuari Gallapeni. Në mungesë të kushteve ligjore dhe rrethanave të krijuar në këtë proces-penalo juridik, gjyqtarja Raima Elezi vendosi që seanca e sotme të mosmbahet ndërsa ajo e radhës është shtyrë për kohë të pacaktuar.

Kujtojmë se, më datën 11 nëntor 2013, Gjykata Themelore në Prizren, Flurim Gallapenin e kishte shpallur fajtor dhe e kishte gjykuar me dënim me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 6 muajve.

Mirëpo, më 21 nëntor 2014, Gjykata e Apelit duke e aprovuar ankesën e avokatit mbrojtës dhe sipas detyrës zyrtare, këtë çështje penale e kishte kthyer në rigjykim. Sipas Apelit, aktgjykimi i datës 11 nëntor 2013 është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, që ngushtë lidhet me vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike. Pas rigjykimit, Gjykata e Prizrenit përsëri më 19 nëntor 2015, të akuzuarin Gallapeni e kishte shpallur fajtor, duke e gjykuar me dënim me kusht, dënim me burg prej 1 viti, dënim i cili nuk do të ekzekutohej nëse i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale brenda periudhës prej 2 viteve.

Më 01 mars 2016, Gjykata e Apelit kishte refuzuar ankesat e avokatit mbrojtës dhe Prokurorisë në Prizren dhe kishte vërtetuar aktgjykimin e datës 19 nëntor 2015.

Mirëpo, Gjykata Supreme e Kosovës, pas kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë nga avokati Sehat Haliti, më datë 22 gusht 2016, morëi aktgjykim për aprovim të kësaj kërkese dhe çështjen penale ia ktheu për rigjykim Gjykatës në Prizren.

Sipas këtij aktgjykimi, Gjykata në Prizren ka bërë shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, pasi që dy ekspertizat e paraqitura gjatë shqyrtimit gjyqësor, kanë qenë kundërthënëse njëra me tjetrën.

Në këtë rast, kjo gjykatë është dashur që të caktoj një super-ekspertizë, gjë të cilën nuk e ka bërë.

Pas përmbushjes së rekomandimeve nga Gjykata Supreme e Kosovës, më 02 mars 2018, Gjykata Themelore në Prizren përsëri e shpalli fajtor të akuzuarin Flurim Gallapeni, duke e gjykuar me dënim me kusht, dënim me burg në kohëzgjatje prej 1 viti, dënim i cili nuk do të ekzekutohej nëse Gallapeni nuk kryen vepër të re penale brenda periudhës prej 2 viteve.

Përsëri, më 18 shtator 2018, Gjykata e Apelit duke aprovuar ankesën e avokatit mbrojtës, anuloi aktgjykimin e Gjykatës në Prizren dhe çështjen e ktheu në rigjykim nga gjykata e shkallës së parë.

Sipas Apelit, aktgjykimi i datës 18 shtator 2018 ishte i përpiluar me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe vërtetim të gabuar të gjendjes faktike, që ka ndikuar në shkelje të Kodit Penal. Gjykata e Apelit kishte rekomanduar që Gjykata në Prizren, të ftoj të dëmtuarën Michaele Luvale, që të dëgjohet në cilësi të dëshmitares dhe të bëhet ballafaqimi me të akuzuarin Flurim Gallapeni, rekomandim të cilin ia kishte dhënë edhe Gjykata Supreme në aktgjykimin e datës 22 gusht 2016.

Drejtësia Sot

Më Shumë

Vetëvendosje e quan ‘Zonë të Krimit’ Komunën e Prizrenit

“Shtëpia e Bardhë - Zonë e Krimit”. Kështu e ka quajtur Lëvizja Vetëvendosje Komunën e Prizrenit, teksa ka reaguar ashpër ndaj raportit të Zyrës...

Korrje-shirjet vazhdojnë në Komunën e Rahovecit

Në Komunën e Rahovecit po vazhdojnë me intensitet të lartë korrje-shirjet, ndërsa autoritetet komunale po ndjekin nga afër punën në terren. Kryetari i Komunës, Smajl...

Lajmet e Fundit