19.8 C
Prizren
E martë, 20 Korrik, 2021

Mustafa i reagon Haskukës pas prishjes së koalicionit: I fitove zgjedhjet falë LDK’së, do të rrëzojmë nga pushteti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se prishja e një anshme e koalicionit nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje dëshmon për paqëndrueshmërinë e partisë që drejtohet nga Albin Kurti.

Në një përgjigje për Gazetën Express, Mustafa ka thënë se krerët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë vepruar njëjtë edhe përgjatë koalicionit në nivelin qendror, duke marrë vendime të një anshme dhe në mënyrë arbitrare.

“Prishja e njëanshme e koalicionit flet për paqëndrueshmërinë e VV’së. Ata kështu vepruan edhe në koalicionin në nivel qendror, duke ndërmarrë veprime të njëanshme dhe arbitrare”, ka thënë Isa Mustafa për Express.

Kreu i LDK’së ka thënë se Haskuka është në krye të Komunës së Prizrenit falë mbështetjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, derisa e ka paralajmëruar atë se në zgjedhjet e ardhshme LDK do të rikthehet në pushtet në Prizren.

Mustafa thotë se tashmë me degën e LDK’së në Prizren udhëheqin njerëz që punojnë për LDK’në dhe jo për parti të tjera.

“VV e ka fituar Prizrenin falë mbështetjes së degës së LDK’së në Prizren. Në zgjedhje e reja, LDK do ta fitojë Prizrenin, sepse tani degën atje e drejtojnë njerëzit që nuk punojnë për parti tjera, por janë të përkushtuar për LDK’në dhe qytetarët”, ka përfunduar kreu i LDK’së për Express.

Prishjen e koalicionit në mes të Vetëvendosjes dhe LDK’së në Prizren e ka konfirmuar edhe Anton Quni i cili drejton degën e partisë në qytetin historik.

Quni për Express ka thënë se ka marrë një letër nga kreu i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, se ka vendosur që në mënyrë të njëanshme ta prishë koalicionin me LDK’në për shkak të zhvillimeve të fundit politike në nivelin qendror.

“Para dy ore e kam pranuar letrën nga kryetari Haskuka, në të cilën ai një anshëm më ka njoftuar se ka shkëputur koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës, që nënkupton se ka shkarkuar të gjithë drejtorët e LDK’së”, ka thënë Quni për Express.

Si pasojë e këtij vendimi Haskuka ka shkarkuar nënkryetarin e Komunës, Eshref Memajn, drejtorin e Urbanizmit, Fatmir Memaj, drejtorin e Mirëqenies Sociale, Fejzë Kabashin dhe drejtori i Bujqësisë, Egzon Elshanin.

Këto zhvillime në Prizren vijnë pas acarimit të raporteve mes LDK’së dhe VV’së si pasojë e zhvillimeve të fundit të cilat rezultuar me rrëzimin e Kurtit me 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e Avdullah Hotit në krye të qeverisë së Kosovës pas koalicionit me AAK-në dhe NISMA’n.

Me Degën e LDK’së aktualisht udhëheq Anton Quni. Para Anton Qunit LDK’në atje e ka drejtuar Haxhi Avdyli, i cili tashmë është deputet i LDK’së.

Më Shumë

Vidhet një veturë në Suharekë

Një person nga Suhareka ka raportuar policinë se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës...

Me poza në lift, Tayna shfaq gjoksin bombastik

Reperja e famshme Tayna ka arritur të hyjë furishëm në tregun muzikor, duke bërë për vete mijëra fansa. Ajo është aktive në rrjetet sociale ku...

Zyrtare: Tamas Bruce i bashkohet Golden Eagle Yllit

Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar transferimin e ri për sezonin e re në Superligën e basketbollit kosovar, shkruan Sinjali Sport. Kampioni i Kosovës ka njoftuar...

Plani i Biden për ta çuar vaksinën në çdo shtëpi

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve konfirmuan se zonat ku vaksinimi ishte në shkallën më të ulët po shohin rritje të shtrimeve...

Në momente intime me Georgina Rodriguez, Ronaldo nuk i kursen pozat nga jahti luksoz

Pas përfundimit të aventurës së Portugalisë në Euro 2020, Cristiano Ronaldo ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se ka nisur pushimet me familjen...

Sarri i jep edhe një mundësi Muriqit

Verën e kaluar Lazio shpenzoi një shumë të konsiderueshme parash për shërbimet e Vedat Muriqit, por paraqitjet e tij nuk ishin në nivelin e...

Prizren, 147 kallëzime penale për dhunën në familje

Në Prokurorinë Themelore në Prizren, është mbajtur takimi i rregullt i grupit koordinues me akterët të cilët merren me trajtimin e rasteve dhe veprave...

Për dy javë erdhën rreth 500 aeroplanë me mërgimtarë

Shumë bashkatdhetarë tanë, që punojnë dhe jetojnë në vende të ndryshme të Evropës Perëndimore, ia kanë mësyrë Kosovë për pushime. Sipas Zyrës për Informim të...

Gjermani, mbi 100 të vdekur dhe qindra të zhdukur teksa shiu i rrëmbyeshëm shkatërron Evropën

Gjermani: Më shumë se 100 të vdekur dhe qindra të zhdukur ndërsa shiu i madh shkatërron Evropën Evropa është goditur ditët e shiut të rrëmbyeshëm...

Infeksioni i veshit te fëmijët që shpesh neglizhohet nga prindërit

Veshi është ndër organet receptore kryesore të organizmit të njeriut, përmes veshit mundësohet komunikimi i organizmit me ambientin e jashtëm, dhe mbajtja e ekuilibrit...

Ja si e arsyeton Mytaher Haskuka punësimin e vajzës së axhës në komunë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka folur lidhur me punësimin e vajzës së axhës në Komunë. Haskuka u shpreh se ai nuk e...

PSD-ja lëshon në ajër fenerë para Qeverisë: Premtimet e Kurtit për dialogun i mori era

PSD-ja gjatë ditës së mërkurë ka organizuar një aktivitet duke lëshuar fenerë të cilat kanë qenë të mbishkruara me premtimet e kryeministrit Albin Kurti...

Aktorja e njohur turke i jep fund beqarisë

Aktorja e njohur turke, Cemile Canyurt vitin e kaluar i ka dhënë fund beqarisë. Ajo u martua me Mertkan Kaya, me të cilin ishte...

Hiqen tarifat për studentët e nivelit Bachelor dhe Master në UP

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar janë hequr tarifat për nivelin Bachelor dhe Master në Universitetin e Prishtinës. Kështu ka...

Kurti e Vuçiqi takohen sot në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen sot në Bruksel, në raundin e ri të dialogut Kosovë-Serbi. Takimi...

Punëtorët e ATK-së në grevë, deri në orën 12:00 s’ofrohet asnjë shërbim për tatimpaguesit

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) nga e hëna e deri të premten do vazhdojë me grevë si pasojë e mos...

Lajmet e Fundit