17.8 C
Prizren
E enjte, 6 Tetor, 2022

Mytaher Haskuka: Do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve të Prizrenit

Pas pranimit të detyrës nga ish kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja, në një prononcim për media, kryetari i ri i Komunës së Prizrenit Mytaher Haksuka, tha se prioritet i tij do të jetë auditimi i punës së të gjitha drejtorive në Kuvendin Komunal të Prizrenit, pas të cilit do të merren praktikat e mira ndërsa të këqijat do të ndryshohen, raporton Gazeta e Re.

“Sot e bëmë pranim dorëzimin e zyrës së kryetarit. Kryetari i nderuar Ramadan Muja më dorëzoi çelësat dhe dokumentacionin që është në zyrën e kryetarit. Në ditët e ardhshme do të caktojmë seancën dhe do t’i zgjedhim drejtorët dhe do të bëjmë edhe pranim dorëzimin e të gjitha drejtorive” tha Haskuka.

Ai falënderoi ish kryetarin e Komunës së Prizrenit Ramadan Mujën për mundësinë e bisedimit dhe tha, “besoj që kjo është e mira e Prizrenit, aspekti i qytetarisë dhe demokracisë që nuk i ka munguar kurrë Prizrenit”.

“Do të vazhdojmë me projektet që janë të mira dhe që kanë filluar dhe normal do të punojmë në zotimet tona. Falënderoj qytetarët e Prizrenit për besimin dhe do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve të Prizrenit” tha më tej Haskuka.

I pyetur për prioritet kryetari i ri i Prizrenit Mytaher Haskuka tha se është fundi i vitit dhe “do të shikojmë aspektet e buxhetit”.

“Për objektivitet të punës do të kërkoj një auditim në përgjithësi në të të gjithë drejtoritë komunale dhe do të shikojmë cilat janë praktikat e mira dhe cilat duhet të ndryshohen dhe do të vazhdojmë sipas rekomandimeve të auditorit”.

Haskuka tha se më Partinë Demokratike të Boshnjakëve nuk ka asnjë dokument të nënshkruar, ndërsa tha se me kryetaren e këtij subjekti politikë ka dakordim për pjesëmarrje në bashkëqeverisje dhe kësaj partie do t’i takojë një drejtori, dhe kjo drejtori ende nuk është përcaktuar.

Haskuka tha se është në kontakt me LDK-në dhe subjektet e komuniteteve për t’i siguruar numrat në Kuvendin Komunal.

“Nëse do të ndiqet shembulli i Prishtinës për ta bllokuar punën e Kuvendit të Komunës kjo nuk do të jetë në të mirën e askujt në Prizren. Kemi pas takime me LDK-në dhe partitë e komuniteteve dhe besoj se do ta bëjmë shumicën në Kuvendin Komunal. Do të jem i hapur për të gjithë për bashkëpunim” tha Haskuka.

I pyetur nëse do ta zvogëlojë numrin e drejtorive, Haskuka tha se numrat në Asamblenë Komunale nuk ia lejojnë zvogëlimin e drejtorive. /Gazetaere.com/

Më Shumë

Mustaine synon të shkruajë prapë me Hetfieldin

Vokalisti i bendit Megadeth, Dave Mustaine, ka sugjeruar që jo vetëm që do të donte të shkruante bashkë me James Hetfield e Metallica prapë,...

Prizren/ Nis vendosja e kabllove në gypa nëntokësor në “Jenimahallë”

Komuna e Prizrenit ka bërë me dije se ka filluar sot largimi i rrjetit të kabllove nga shtyllat elektrike në qytet dhe futja e...

Lajmet e Fundit