22.8 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Ndërkombëtarët, të pakënaqur me mungesën e Mustafës dhe Haradinajt

Haradinaj-MustafaNë takimin e sotshëm të reformës zgjedhore, nuk kanë marrë pjesë lideri i LDK-së, Isa Mustafa, dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj.

LDK-ja në këtë takim ka qenë e përfaqësuar nga sekretari i përgjithshëm i këtij subjekti politik, Ismet Beqiri, Vjosa Osmani dhe Arben Gashi. Kurse, AAK-në e kanë përfaqësuar dy nënkryetarët – Blerim Shala dhe Ardian Gjini.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe ambasadorët e vendeve të Quintit dhe përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Një zyrtar që ishte i pranishëm në këtë takim, i ka thënë “Epokës së re” në kushte anonimiteti se përfaqësuesit ndërkombëtarë janë habitur me mos prezencën e Mustafës dhe Haradinajt, pasi nikoqir i këtij takimi ishte ambasadori britanik në Kosovës, Ian Cliff.

“Ambasadorët e shteteve të Quintit dhe Samuel Zhbogar nuk u ndien mirë me mos prezencën e liderit të LDK-së dhe të AAK-së. Opozita, siç po shihet, nuk është e gatshme për përshpejtimin e reformës zgjedhore”, ka thënë ky zyrtar.

Në këtë takim ishin prezentë kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli dhe ai i SLS-së, Slobodan Petrovic.

Më Shumë

Festivali Rock&Blues 2025 rikthehet fuqishëm në Prizren – falas për publikun

Rock&Blues Festival 2025 rikthehet në Prizren me edicionin më të madh deri më tani, duke sjellë tri net të mbushura me muzikë, energji dhe...

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Foleja Residence nuk është vetëm një kompleks modern banesash – është një komunitet i qetë dhe i sigurt në zemër të natyrës, në lagjen...

Lajmet e Fundit