0.8 C
Prizren
E premte, 17 Janar, 2025

Në Prizren, 14 pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë shëndetësore

18 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus, ndërsa nga 12,406 testime 2295 kanë rezultuar pozitiv duke rritur numrin e rasteve aktive në 23,845 ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Përveç QKUK-së që ka numrin më të lartë të pacientëve të shtrirë me COVID-19, edhe spitalet rajonale po përballen me fluks të shtuar të pacientëve.

Në Prizren numri i pacientëve që po kërkojnë ndihmë për shërim, në dy javët e fundit është shumëfishuar.

Drejtori i Spitalit të Prizrenit Afrim Avdaj thotë se nga rreth 140 pacientë të shtruar, 14 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Me 4 gusht kishim vetëm 4 pacientë të hospitalizuar pas një periudhe të gjatë pa pacientë me COVID-19 ndërsa tash kemi aktualisht 139 pacientë të hospitalizuar me COVID-19 pozitiv, nga këta 115 pacientë me oksigjeno-terapi,”- tha Avdaj.

Simptomat tek pacientët në këtë valë të virusit janë më të lehta por se si asnjëherë më parë numri i pacientëve që po kërkojnë ndihmë është i madh.

“Duke e krahasuar me fazat e kaluara ku kishim rreth 200 pacientë të hospitalizuar me COVID-19 numri 200 i pacientëve ka qenë kontinuere, kurse dallimi është se për një periudhë shumë të shkurtër kemi 140 pacientë të hospitalizuar dhe sa i përket pasqyrës klinike mund të them se është më pak e theksuar, pra klinikisht pacientët mund të them se nuk janë  në gjendje të rënd sikurse në fazat e kaluara,”- tha Avdaj.

Avdaj shtoi se të hospitalizuarit e vaksinuar, asnjë nuk janë në reanimacion, apo gjendje të rëndë.

Aktualisht, në tërë Kosovën 1116 pacientë janë të shtrirë nëpër klinika dhe spitale, nga ta dhe 995 nga janë në oksigjeno-terapi.

306 nga ta po trajtohen në QKUK, ndërsa në spitalin e Pejës po trajtohen 180 pacientë, në atë të Gjakovës 129, në të Gjilanit 125, në Ferizaj 82, në Mitrovicë 40 dhe në Vushtrri 21./ATV

Për më shumë ndiqni lajmin e plotë:

 

Më Shumë

Abdixhiku në Mushtisht: LDK ka rilindur si forca kryesore e vendit, më 9 shkurt bëjmë ndryshimin

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sonte vizitoi banorët e fshatit Mushtisht.   Nga atje, tha se LDK ka rilindur si forca kryesore e vendit,...

Kapacitetet e Prokurorisë së Prizrenit mjaftojnë për realizimin e objektivave të vitit 2025, kërkohet avancimi i një prokurori

Numri aktual i prokurorëve në Prokurorinë Themelore të Prizrenit sipas drejtuesve të këtij institucioni është i mjaftueshëm për arritjen e objektivave të përcaktuara për...

Lajmet e Fundit