8.8 C
Prizren
E shtunë, 26 Nëntor, 2022

Në Prizren u shënua “Muaji i ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit”

Në Spitalin e  Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa” në Prizren janë shënuar një varg aktivitetesh në shënimin e “Muajit të ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit”.

Në amfiteatrin e spitalit në janë bërë bashkë mantilbardhë, menaxhment dhe mysafirë të shumtë, në mesin e të cilëve edhe Zëvendësja Emilia Rexhepi, UD ministrja e shëndetësisë Dr. Dafina Gexha Bunjaku, zëvendësministri i shëndetësisë, Dr. Arsim Berisha, drejtor i Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, Dr. Fadil Kryeziu, përfaqësuesja e QKMF-së Dr. Shpresa Goqaj dhe përfaqësues të shoqatave dhe OJQ-ve.

Dr. Arta Zhubi në hapje të aktivitetit, ka përshëndetur të pranishmit dhe ka kërkuar nga të gjithë angazhim dhe kontribut për ndërgjegjësimin dhe vetëdijësimin që ka diagnostikimi i hershëm i kancerit të gjirit.

Drejtoresha ekzekutive, Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, pasi ka përshëndetur të pranishmit ka prezantuar punët që kryhen në spital dhe rëndësinë që kanë aktivitetet për këtë sëmundje.

“Në spitalin tonë ofrohen shërbime të shumta shëndetësore, që ndërlidhen me parandalimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit, me synime të rritjes si në aspektin sasior dhe atë cilësor. Ne jemi të përkushtuar që të ofrojmë të gjitha shërbimet dhe kontributin tonë të ndërgjegjësimit dhe solitaritetit për të gjitha gratë, veçanërisht për ato që përballen me sfidën e madhe të luftës ndaj kancerit të gjirit. Gjithnjë e më shumë ka vend për optimizëm, sepse gjithnjë e më shumë gra po e mundin kancerin e gjirit përmes diagnostifikimit të hershëm dhe kontrollimit periodik të këtij armikut të jetës”, – theksoi drejtoresha e spitalit, duke ftuar dhe inkurajuar gratë dhe vajzat që përveç vetkontrollit të shfrytëzojnë mundësinë e parë që kanë për të kryer mamografinë dhe ekzaminimet tjera, me qëllim të zbulimit të kancerit të gjirit në fazat e hershme dhe luftimit me sukses të tij.

Zëvendëkryemistrja,  Emilia Rexhepi dhe UD ministrja e Shëndetësisë Dr. Dafina Gexha Bunjaku, aktivitetin e kësaj natyre e kanë vlerësuar shumë të rëndësishëm  dhe kanë ofruar përkrahjen dhe përkushtimin e Qeverisë, Ministrisë dhe kryeministrit për të mbështetur shëndetësinë në përgjithësisi dhe aktivitete të kësaj natyre në veçanti. Edhe Dr. Fadil Kryeziu dhe Dr. Shpresa Goqaj kanë vlerësuar aktivitet e këtilla, duke kërkuar bashkëpunim të Spitalit me QKMF dhe QR të SHP-së.

Në kuadër të aktiviteteve janë vizituar edhe hapësirat e Radiologjisë të pajisura me aparaturën e ultratingullit dhe mamografisë të domosdoshme për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Tetori, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacione dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit tek gratë dhe vajzat në gjithë botën.

Rreziku nga kanceri i gjirit është rrezik që mund të zvogëlohet. Në arritje të këtij synimi secili qyetetar, profesionist dhe institucion shëndetësor ka rëndësinë e veçantë.

Më Shumë

Jo vetëm shi, bie dëbora e parë në Shqipëri (foto)

Teksa orëve të fundit reshjet e shiut kanë qenë intensive duke shkaktuar probleme dhe përmbytje në një pjesë të mirë të vendit, mëngjesin e...

Katër raste të parave të falsifikuara brenda 24 orëve

Katër raste të falsifikimit të parave janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.Në Fushë Kosovë një punëtor i bankës ka...

Lajmet e Fundit