18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Babai i kosovarit të vrarë në Gjermani tha se ai nuk kishte probleme me askënd

Babai i kosovarit nga Prizreni që ka vdekur në Gjermani ka thënë se djali i tij asnjëherë nuk ka treguar se ka pasur probleme me ndokënd.

28-vjeçari ka vdekur pasi është therur me thikë nga kolegu i tij në vendin e punës, të shtunën në Nymphenburg të Munchenit.

Për Klan Kosovën, babai i të ndjerit ka deklaruar se ai asnjëherë nuk ka dhënë shenja se kishte pasur konflikte të vogla apo të mëdha me ndonjë person apo edhe kolegë të punës.

Kosovari punonte murator në sektorin e ndërtimtarisë për tre vite në Gjermani, të njëjtën punë e kishte bërë edhe në Kosovë më parë.

Ai u godit me thikë nga një koleg i tij shqiptar dhe si pasojë e plagëve të rënda edhe pas operimit nuk arriti të iu bëjë ballë plagëve.

Më Shumë

Detaje për aksidentin në Malishevë, ku vdiq këmbësorja shtatzënë

Një aksident tragjik ka ndodhur dje në fshatin Astrazub të Malishevës. Policia sot në raportin 24-orësh ka dhënë detaje në lidhje me rastin ku thuhet...

Ndahet nga jeta neonatologia Vlora Ukimeri

Sot, në moshën 51 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta Dr. Vlora Ukimeri, mjeke specialiste neonatologe në Spitalin e Përgjithshëm...

Lajmet e Fundit