A.S. nga fshati Brut i Dragashit është dënuar me nëntë muaj burg për përdorim të armës dhe lëndim të lehtë trupor.
“ I dënuari A.S. me datën 15.08.2013 rreth orës 21:00 në fshatin Glloboçicë të Dragashit, në kafenenë “ Paok “,ka përdor armën – revolen e markës ‘Golf Star Magnum ‘ 9 mm, me numër serik 51630, në shkelje me ligjin e zbatueshëm me armët, dhe pastaj armën ia drejton me qëllim të frikësimit të dëmtuarit S.M. pronar i lokalit “Dolce Vita’”, njofton zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj.
“ I dënuari fillimisht shtënë një herë në ajër jashtë lokalit me armë dhe pasi i dëmtuari S.M. i afrohet duke i thënë që të largon armën, i revoltuar qohet nga karrika e kap për këmishe të dëmtuarin dhe e drejton revolen në kokë duke e kërcënuar”.
“Gjykata Themelore në Prizren e ka gjykuar – për veprën penale nën I të dispozitivit, me dënim me burg në kohëzgjatje prej 9 (nëntë) muaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 16.08.2013 deri me datën 22.08.2013 si dhe dënim me gjobë në shumën prej 1.000,00 euro, – për veprën penale nën II të dispozitivit, me dënim me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind) euro, ashtu që Gjykata , e gjykon me dënim unik me gjobë në shumën prej 1.500,00(njëmijepesëqind) euro.”/PrizrenPress.com/