18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Lulëzim Kabashi i pakënaqur me qeverisjen e Ramadan Mujës

Lulezim KabashiiNënkryetari i parë i Komunës së Prizrenit,Lulëzim Kabashi nuk është i kënaqur me qeverisjen e Ramadan Mujës.Ai tha se Qeverisë “Muja III”, po i mungon implementimi i projekteve për zhvillimin e ekonomisë.

Këto vlerësime Kabashi i ka bërë sot në një konferenc për shtyp në cilësin e kryetarit të Degës së AAK-së në Prizren,

“Koalicioni qeverisës në Prizren nuk është në nivelin e dëshiruar, pasi po mungon implementimi i projekteve për zhvillimin ekonomik”, ka thënë Kabashi,transmeton TVPZ.

“Divergjencat e krijuara do t’i publikojmë pas një analize të gjërë për 100 ditëshin e parë të bashkëqeverisjes me PDK-në”.

Kabashi ka foluar edhe për mobilizimin që AAK është duke e bërë në Prizren. Ai tha se zyrtarët e PDK-së kanë spekuluar kur kanë deklaruar aderimet e mundshme të anëtarëve të AAK-së,tek subjekti i tyre.

“Jemi mobilizuar maksimalisht që të arrijmë sukses në zgjedhjet e 8 qershorit.Zyrtarët e PDK-së kanë dhënë deklarata ta pa matura sa i përket aderimeve në këtë parti nga anëtarësia e AAK-së”.
Sipas tij, mund të ketë aderime individuale,”por nuk mund të flitet për ikje masive në këtë subjekt politik nga AAK”

Kabashi sot ka shpërndarë libreza të AAK-së për anëtarët e rinj, të cilët kanë aderuar gjatë këtyre ditëve./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Detaje për aksidentin në Malishevë, ku vdiq këmbësorja shtatzënë

Një aksident tragjik ka ndodhur dje në fshatin Astrazub të Malishevës. Policia sot në raportin 24-orësh ka dhënë detaje në lidhje me rastin ku thuhet...

Vërmicë/ Në një ditë janë pajisur me polica sigurimi 2100 automjete të bashkatdhetarëve

 Në pikën kufitare të Vërmicës mes Kosovës e Shqipërisë, është shtuar numri i mërgimtarëve që vijnë nga vendet perëndimore për pushimet verore. Vetëm ditën e...

Lajmet e Fundit