16.4 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Ngritja e çmimit të naftës ka filluar përsëri

Qeveria ka vendosur çmim tavan për derivatet. Mirëpo ditëve të fundit, nuk po praktikohet më si i tillë. Ngritja e çmimit të naftës ka filluar përsëri, ndërsa nga njohës të fushës kjo situatë po shihet si manipulim me çmime.

Para disa javësh, Qeveria kishte vendosur çmim tavan për naftën.

Mirëpo ditëve të fundit, në mungesë të çmimit të përcaktuar për 24 orë, pompat e derivateve, kanë filluar përsëri të ngrisin çmimin.

Në lidhje me këtë çështje, njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadrijaj thotë se vendosja e çmimit tavan nuk është korrekte.

Por në rastet kur manipulohet me çmime, kjo gjë është e domosdoshme sipas tij.

Në kohën kur janë rritur pothuajse të gjitha çmimet, përfshirë edhe ato të produkteve esenciale, qytetarët thonë se qeveria duhet të mendoj për mirëqenien e qytetarëve.

Qeveria e Kosovës më 1 mars kishte marr vendim që te shitësit me shumicë të vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 4% të çmimit të shitjes, ndërsa te shitësit me pakicë vendoset marzha më e lartë tregtare deri në 6% të çmimit të shitjes./TEVE1

Më Shumë

Magjia e Disney-t zbret në Prizren

Mbrëmë në qendrën e Prizrenit u mbajt Dream Festival, një ngjarje e veçantë që solli atmosferën e Disney-t për fëmijët dhe familjet e tyre....

Vjedhje në Marali të Malishvës/Hajnat marrin 25 mijë euro dhe ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Marali të komunës së Malishevës, ku persona të panjohur kanë depërtuar në...

Lajmet e Fundit