Të paktën 15 të vdekur pas përleshjeve në kryeqytetin irakian, Bagdad

Të paktën 15 persona janë vrarë ndërsa përleshjet mes forcave irakiane të sigurisë dhe mbështetësve të një kleriku të fuqishëm shiit kanë vazhduar gjatë natës në Bagdad.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët thonë se dhjetëra të tjerë u plagosën pasi protestuesit besnikë të Muqtada al-Sadr sulmuan pallatin presidencial.

Dhuna u ndez pasi Sadr njoftoi tërheqjen e tij nga politika.

Kryeministri i përkohshëm i Irakut ka bërë thirrje për qetësi dhe ushtria ka shpallur shtetrrethim mbarëkombëtar pas trazirave në disa qytete të tjera.

Luftimet në rrugë shpërthyen gjatë natës, ndërsa luftëtarët shkëmbyen të shtëna me armë zjarri – në disa prej dhunës më të keqe që goditi kryeqytetin irakian në vitet e fundit.

Pjesa më e madhe e luftimeve është përqendruar rreth Zonës së Gjelbër të qytetit, një zonë që strehon ndërtesa qeveritare dhe ambasada të huaja.

Stafi i ambasadës holandeze u detyrua të transferohej te misioni gjerman për shkak të përplasjeve.

Zyrtarët e sigurisë thanë se një pjesë e dhunës ishte midis Brigadave të Paqes, një milici besnike ndaj Sadr, dhe anëtarëve të ushtrisë irakiane.

Më Shumë

Dragashi nis përgatitjet për organizimin e Testit të Arritshmërisë dhe Maturës 2026

Komuna e Dragashit ka mbajtur një takim informues dhe koordinues me administruesit e Testit të Arritshmërisë dhe Testit të Maturës Shtetërore 2026 në shkollat...

LDK në Prizren diskuton organizimin e tubimit të 1 qershorit

Dega e Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka mbajtur mbledhjen e radhës së shtabit, ku është diskutuar organizimi i tubimit të 1 qershorit,...

Lajmet e Fundit