8.8 C
Prizren
E mërkurë, 22 Shtator, 2021

Njëri nga pasagjerët e autobusit që u përmbys: Pashë njerëz të vdekur nëpër livadh, njerëz pa krah, pashë gjithçka

Një nga udhëtarët e autobusit që doli nga autostrada afër qytetit Slavonski Brod në Kroaci këtë mëngjes dhe u përmbys duke i lënë të vdekur 10 persona e lënudar mbi 40 të tjerë, e përshkroi momentin tronditës para kamerës së Radio Televizionit Kroat (HRT).

Ramo Gashi tregoi se si i dukeshin momentet e para pas aksidentit të tmerrshëm.

“Diçka shpërtheu për një sekondë, pashë gjithë ata njerëz nëpër gjithë livadhin atje poshtë, në atë kanal pranë autostradës”, tha Gashi.

Ai përshkroi pamjen e tmerrshme që pa.

“Unë i pashë të lënduarit, të vdekurit, pashë gjithçka, njerëz pa krah, pashë gjithçka, gjithçka”, tha ai për HTV.

Policia kroate ka lëshuar ??një deklaratë duke detajuar rrethanat e aksidentit tragjik me autobus në autostradën afër qytetit Slavonski Brod.

Policia kroate tha se në orën 6:19 të mëngjesit të sotëm pranoi raportin e aksidentit në autostradën A3 Bregana-Lipovac, në korsinë jugore, afër qytetit Slavonski Brod. Në deklaratën e Policisë është përshkruar se si autobusi me 67 pasagjerë dhe dy shoferë, doli nga autostrada.

Ndërkohë, 14 persona që i mbijetuan pa lëndime aksidentit të tmerrshëm të mëngjesit të sotëm në autostradën në hyrje të Slavonski Brod të Kroacisë, aktualisht janë strehuar dhe përkujdesur në objektin Pansion Antonio në këtë qytet që ofron shërbime hotelierike, raporton Index.hr.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të hënën ditë zie, për shkak të këtij aksidenti i cili ua mori jetën 10 personave, kryesisht mërmitarë që po vinin nga Gjermania për pushime në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me disa prej ministrave është nisur drejt Kroacisë, ndërsa ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli ka qenë paraprakisht në spitalin rajonal në Slavonski Brod, ku po marrin trajtim mbi 40 persona që u lënduan nga aksidenti në autostradën A3 Zagreb – Lipovac, i autobusit kosovar të “Deva Tours”, që ua mori jetën 10 personave.

Ai është parë i përlotur, teksa ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, duke thënë se ata dhe të aksidentuarit që mbetën të lënduar “janë njerëzit tanë që punojnë në Gjermani”.

Shefi i Mbrojtjes Civile në Kroaci, Damir Trut dhe Ministri i Shëndetësisë Vili Berosh ishin po ashtu në vendin e ngjarjes tragjike ku vdiqën 10 persona si pasojë e aksidentimit të një autobusi kosovar i cili po vinte nga Frankfurti në Prishtinë.

Pasi e vizitoi spitalin në Slavonski Brod, ku 45 të lënduar kërkuan ndihmë, Vili Berosh iu drejtua publikut, duke treguar se 15 persona janë lënduar rëndë, në mesin e të cilëve një vajzë e mitur, raporton Index.hr.

Drejtori i spitalit rajonal, Dr. Josip Samarxhiq tha se 45 persona ishin pranuar në spital që nga mëngjes, të cilët kishin kërkuar ndihmë mjekësore pas këtij aksidenti të rëndë në autostradë afër Slavonski Brod, dhe se tetë prej tyre u lënduan rëndë.

Sipas mediumit kroat, 24sata.hr, shoferët e autobusit nga Kosova që po bartte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë kishin pushuar në Bregana për gjysmë ore para aksidentit. Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër. Supozohet se aksidenti është shkaktuar nga lodhja e shoferit.

Njëri nga shoferët i cili nuk po voziste në momentin tragjik, ka vdekur, ndërsa ai i cili dyshohet se e shkaktoi aksidentin, po qëndron në stacionin rajonal të Policisë

Më Shumë

Komandanti gjerman i KFOR-it, major Ludwig von Düsterlohe, viziton gjimnazin “Loyola” në Prizren

Komandanti gjerman i KFOR-it, major Ludwig von Düsterlohe, ka zhvilluar sot një vizitë në Gjimnazin “Loyola” në Prizren, për t’u njohur me punën dhe...

Mërgimtarët në Kosovë – gjatë gushtit erdhën mbi 380 mijë udhëtarë

Gjatë muajit gusht, duke e shfrytëzuar Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në vendin tonë kanë ateruar 3,034 aeroplanë, në total me mbi 383,776 mërgimtarë. Sipas Zyrës...

Prizreni i reformave administrative

Është përmbyllur projekti me IFC/Bankën Botërore 'Klima e Investimeve në Kosovë', të implementuar nga Drejtoria e Administratës së Prizrenit, e cila ka mundësuar thjeshtimin...

Vetura godet për vdekje këmbësoren në Prizren

Një grua e moshës rreth 50-vjeçare është goditur nga vetura sonte rreth orës 21:30 në rrugën “Brigada 125” në Prizren. E njëjta si pasojë e...

‘Kam dalë me 3 lojtarë të Manchester United’/ Pornostarja u nxjerr të ‘palarat’

Pornostarja  e njohur, Sona River, me origjinë hungareze nuk ka hezituar të pranojë se dilte në të njëjtën kohë me 3 lojtarë të skuadrës së...

Muharremaj vendos që veturën zyrtare mos ta përdorë për fushatë zgjedhore

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka vendosur që automjetin zyrtar mos ta përdor më pas përfundimit të orarit të punës. Ndonëse i takon me kompetencë...

19 të vdekur dhe 279 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 19 raste të vdekjes dhe 279  raste të reja me koronavirus.  Lajmin e ka bërë të ditur Ministria...

Sot fillon fushata zgjedhore

Sot më 16 shtator në Kosovë fillon zyrtarisht fushata e partive politike për zgjedhjet lokale 2021. Pavarësisht rrethanave të krijuara nga COVID 19, fushata...

Në Spitalin e Prizrenit, 87 pacientë në trajtim nga COVID-19

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 87 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit, raporton PrizrenPress Njoftimi...

MPB: Nga sot qytetarët mund të pajisen me targa të përkohshme në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve

Nga e marta qytetarët mund të pajisen me leje të përkohshme për targa në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve. Kështu thuhet një njoftimin...

Nëntëvjeçari sulmohet për vdekje nga pitbulli

Një nxënës u sulmua për vdekje nga pitbulli i një mikeje të familjes pasi ishte lënë vetëm me të. Frankie MacRitchie, nëntëvjeçar, pësoi plagë vdekjeprurëse...

I gëzuar

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka është ndijë shumë i gëzuar që filmi "Pa Vend" ka fituar çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit...

Ja sa para do të fitojë Anthony Joshua për meçin ndaj Usyk

Joshua do të marrë 15 milionë funte nga meçi i tij me Usyk, që është 85 milionë funte më pak se shuma e madhe...

Liverpooli bëhet pishman për shitjen e Shaqirit

Xherdan Shaqiri është etiketuar si një fenomen, pasi bëri një fillim mbresëlënës në Lyon. Shaqiri bëri debutimin e tij të parë kundër Strasburgut të dielën,...

Katër astronautë amatorë nisin misionin rreth Tokës

Katër astronautë amatorë janë larguar nga Florida në misionin privat në orbitë. Ekuipazhi i Inspiration4, i përbërë nga një miliarder dhe tre qytetarë, doli...

Shtatë të vdekur dhe 173 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, shtatë persona kanë vdekur nga COVID-19. Ndërsa, nga 5,095 testime, 173 qytetarë kanë...

Lajmet e Fundit