8.8 C
Prizren
E mërkurë, 22 Shtator, 2021

Djali i shoferit që vdiq në aksidentin në Kroaci: 3-4 ditë rrugë, veç në mbrëmje kanë pushuar

Adhurim Sylmetaj (i biri i Naser Sylmetajt), shoferit të autobusit i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident në Kroaci, ka thënë se babai i tij ka rreth tetë muaj që ka filluar punën në këtë kompani.

Ai tregon se shoferët pushonin vetëm atë mbrëmje që kanë mbërri dhe në mëngjesë sërish janë nisur për në Kosovë.

“Janë nisur para 3-4 ditëve, edhe në momentin që kanë mbërri, menjëherë, veç atë mbrëmje kanë pushuar, dhe menjëherë të nesërmen në mëngjes rreth orës 09:00 janë nisur për në Kosovë”, tha Sylmetaj për REL.

“Herën e fundit kur kam folur me të ka qenë në momentin kur e kaluar kufirin Gjermani-Austri”, ka thënë Sylmetaj.

Reklamë

Shoferi tashmë i ndjerë kishte vozitur autobusin për disa orë. Aksidenti besohet se ka ndodhur pasi ai është ndërruar nga shoferi tjetër, i cili është intervistuar nga policia kroate.

Policia kroate ka lëshuar ??një deklaratë duke detajuar rrethanat e aksidentit tragjik me autobus në autostradën afër qytetit Slavonski Brod.

Policia kroate tha se në orën 6:19 të mëngjesit të sotëm pranoi raportin e aksidentit në autostradën A3 Bregana-Lipovac, në korsinë jugore, afër qytetit Slavonski Brod. Në deklaratën e Policisë është përshkruar se si autobusi me 67 pasagjerë dhe dy shoferë, doli nga autostrada.

Ndërkohë, 14 persona që i mbijetuan pa lëndime aksidentit të tmerrshëm të mëngjesit të sotëm në autostradën në hyrje të Slavonski Brod të Kroacisë, aktualisht janë strehuar dhe përkujdesur në objektin Pansion Antonio në këtë qytet që ofron shërbime hotelierike, raporton Index.hr.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të hënën ditë zie, për shkak të këtij aksidenti i cili ua mori jetën 10 personave, kryesisht mërmitarë që po vinin nga Gjermania për pushime në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me disa prej ministrave është nisur drejt Kroacisë, ndërsa ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli ka qenë paraprakisht në spitalin rajonal në Slavonski Brod, ku po marrin trajtim mbi 40 persona që u lënduan nga aksidenti në autostradën A3 Zagreb – Lipovac, i autobusit kosovar të “Deva Tours”, që ua mori jetën 10 personave.

Ai është parë i përlotur, teksa ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, duke thënë se ata dhe të aksidentuarit që mbetën të lënduar “janë njerëzit tanë që punojnë në Gjermani”.

Shefi i Mbrojtjes Civile në Kroaci, Damir Trut dhe Ministri i Shëndetësisë Vili Berosh ishin po ashtu në vendin e ngjarjes tragjike ku vdiqën 10 persona si pasojë e aksidentimit të një autobusi kosovar i cili po vinte nga Frankfurti në Prishtinë.

Pasi e vizitoi spitalin në Slavonski Brod, ku 45 të lënduar kërkuan ndihmë, Vili Berosh iu drejtua publikut, duke treguar se 15 persona janë lënduar rëndë, në mesin e të cilëve një vajzë e mitur, raporton Index.hr.

Drejtori i spitalit rajonal, Dr. Josip Samarxhiq tha se 45 persona ishin pranuar në spital që nga mëngjes, të cilët kishin kërkuar ndihmë mjekësore pas këtij aksidenti të rëndë në autostradë afër Slavonski Brod, dhe se tetë prej tyre u lënduan rëndë.

Sipas mediumit kroat, 24sata.hr, shoferët e autobusit nga Kosova që po bartte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë kishin pushuar në Bregana për gjysmë ore para aksidentit. Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi

Më Shumë

Nuk paguante universitetin se ishte shumë shtrenjtë, 21-vjeçarja zbulon si arriti të fitonte 1 milion dollarë në vit

Një studente e cila donte që të bëhej doktoreshë, dhe po përpiqej që të paguante universitetin, ka zbuluar se si i dha fund dhe...

Quni: LDK-ja po rikthehet në Prizren

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, shprehet i bindur se subjekti i tij politik do të rikthehet më 18 tetor në...

Në një bankë në Prizren deponohen 100 euro false

Në një bankë në Prizren janë deponuar 100 euro false, raporton PrizrenPress Sipas Policisë, kartëmonedha është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në...

Prizren, goditet nga vetura një këmbësor duke pritë në samafor

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi i njëjti gjersa ishte duke qëndruar në një semafor është goditur nga një veturë me targa vendore...

Zafir Berisha: Hapësirat publike do t’i kthehen qytetarëve

Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, në kuadër të fushatës zgjedhore, ka vizituar lagjen “Ortakoll” të qytetit. Ai, ka premtuar se hapësirat...

Fluksi në pikat kufitare, pritje vetëm në Vërmicë

Pas orës 22:00, me përjashtim të Vërmicës, nuk ka kolona të automjeteve në pikat e vendkalimeve kufitare në Kosovë. Pritjet për të hyrë në Vërmicë...

Malisheva dhe Feronikeli për vazhdimësi të rezultateve të mira, formacionet zyrtare

Malisheva dhe Feronikeli janë përballë njëra tjetrës në kuadër të xhiros së pestë në BKT Superligë. Dy skuadrat e kanë nisur mirë deri më tani,...

“Të dal lakuriq…”/ Modelja e njohur pozon e gjitha e zhveshur për 40-vjetorin e lindjes

Modelja seksi, Nicola McLean, vendosi që 40-vjetorin e lindjes ta festonte në mënyrën më të mirë të mundshme. Ajo vendosi që me ndjekësit e...

Luajtën bixhoz, Gjykata e Prizrenit dënon pesë persona

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm (gjyqtari Fatmir Krasniqi) ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve H.K., P.B., Sh.K., K.K., S.K., për shkak...

Mjekët në Suharekë s’dijnë si të veprojnë me qytetarët që u skadoi afati për marrjen e dozës së dytë të vaksinës

Janë bërë gati dy muaj prej që L.B nga Suhareka i ka kaluar termini për marrjen e dozës së dytë. Kjo për shkak të problemeve...

Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga lokale shiu. Po në këtë ditë...

Shënohen edhe 368 raste pozitive dhe 14 vdekje nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë shënuar edhe 368 raste pozitive të reja me COVID-19. Po ashtu, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të...

Mërgimtarët në Kosovë – gjatë gushtit erdhën mbi 380 mijë udhëtarë

Gjatë muajit gusht, duke e shfrytëzuar Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në vendin tonë kanë ateruar 3,034 aeroplanë, në total me mbi 383,776 mërgimtarë. Sipas Zyrës...

Shkëndije Muja i reagon hoxhës i cili tha se njerëzit më të urryer të Allahut janë beqarët

Këngëtarja e njohur për publikun, Shkëndije Muja ka reaguar ndaj hoxhës Irfan Salihu i cili është shprehur se “njerëzit më të urryer të Allahut janë beqarët”. Në një...

“Vëllezërit e Bashkuar” ndihmoi ekipin e femrave të “Lirisë” së Prizrenit

Ndërmarrja “Vëllezërit e Bashkuar” ndihmoi sot Klubin Futbollistik të femrave “Liria” e Prizrenit. Kjo ndërmarrje dhuroi pajisje të ndryshme sportive. Kryetari i KF “Liria” e Prizrenit,...

Masa e targave si akt fuqie i gjithanshëm

Fillimi i jetësimit nga Kosova të një mase reciprociteti- vendosja e targave të përkohshme  kosovare për automjetet me targa serbe, është një masë inteligjente...

Lajmet e Fundit