2.2 C
Prizren
E enjte, 20 Mars, 2025

Nuk ka rroga për grevistët, komunat i dorëzojnë listat te ministria

Listat e pagavë të punëtorëve të komunave tashmë janë të deponuar në Thesarin e Kosovës, gjëgjësisht në ministrinë e Financave që udhëhiqet nga Hekuran Murati.

Kërkesa nga Thesari në adresë të komunave të Kosovës ishte bërë në muajin gusht, por që komunat ishin arsyetuar se për shkak të afatit kohor nuk kanë mundur të dorëzohen listat e përditësuara në Thesar.

Kërkesa e ministrisë së Finacave ishte bërë për të parë se kush është në grevë në mënyrë që për aq ditë sa vazhdon greva qoftë në administratë qoftë në arsim, ata të mos paguhen nga buxheti i shtetit.

Përvec kësaj ministri i Financave Hekuran Murati ka “kërcënuar” komunat me audutimit të veçantë nëse nuk përfillen kërkesat e institucioneve të Kosovës, saktësisht ajo e Financave.

Lajmin për dorëzimin e listave të Pagave e ka bërë të ditur Sazan Ibrahimi, drejtor i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

“Listat e pagave tashmë janë dorëzuar nga ana e komunave sepse një praktikë e tillë është obligim ligjor”, ka thënë Ibrahimi për Paparacin.

Çfarë mund të mos keni parë këtë verë te Shatërvani në Prizren?

Dje gjatë një paraqitje për media minsitri Hekuran Murati bëri thirrje sërish komunave të Kosovës që t`i dorëzojnë listat e atyre që janë në grevë dhe për këtë ka thënë se afati ka qenë 10 shtatori.

Ai dje nuk kishte një konfirmim për mediat nëse listat janë dorëzuar, por ka thënë se ky është obligim ligjore.

Më Shumë

Hashim Thaçi arrin në Kosovë për ta vizituar babanë e sëmurë

Pas tri kërkesave të refuzuara, Gjykata Speciale ia ka aprovuar kërkesën Hashim Thaçit për të ardhur në Kosovë. Kjo pasi babai i tij është në...

EC Ma Ndryshe promovon pasuritë kulturore dhe historike të Prizrenit me synimin për zhvillim të qëndrueshëm

Aktivistët e organizatës joqeveritare “EC Ma Ndryshe” kanë realizuar aktivitetin lidhur me shënimin dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të Komunës së Prizrenit. Sipas...

Lajmet e Fundit