5.2 C
Prizren
E martë, 3 Dhjetor, 2024

Nuk u morën vesh tregtarët e kafshëve, të dyshuarit hodhën mjet shpërthyes – policia jep detaje për rastin në Prizren

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e shpërthimit të sotëm në tregun e kafshëve në Prizren ku u lënduan dhjetë persona.

 

“Sot, me datë 22.11.2023, rreth orës 04:50, policia ka pranuar informate për një rast te “Shkaktimit i rrezikut të përgjithshëm”, ku si pasojë ishin lënduar disa persona nja një mjet shpërthyes (lloji i panjohur për momentin), te tregu i kafshëve ne Prizren”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

“Nga informatat e para është mësuar dhe dyshohet se 10 persona kane pësuar lëndime. Te gjithë te lënduarit fillimisht janë dërguar ne emergjencën e Spitalit Rajonal te Prizrenit duke ju ofruar trajtim mjekësor, ku pesë (5) prej tyre pas trajtimit lirohen për në shtëpi ndërsa pesë (5) tjerë transportohen për trajtim të mëtejmë ne QKUK”.

“Policia menjëherë sapo ka pranuar informacionin ka dalë në vendngjarje dhe është informuar prokurori kujdestar njëkohësisht”.

“Ne vendin e ngjarjes kane dalë edhe njësiti i hetimeve rajonale te Prizrenit të cilët kanë administruar me prova dhe kanë mbledhur dëshmitë”.

Policia ka thënë që i gjithë rasti kishte nisur si mosmarrëveshje momenti mes tregtarëve të kafshëve e cila eskaloi në hedhje të një mjeti shpërthyes nga të dyshuarit.

“Fillimisht janë dhënë informacione për tre persona të dyshuar që me vonë me zhvillimin e hetimeve policia ka gjetur se dy persona kanë qenë si kryes të veprës penale, te cilët janë identifikuar dhe policia ka filluar kërkimin për ndalimin e tyre, pasi pas një mosmarrëveshjeje te çastit ndërmjet tregtareve te kafshëve fillimisht ka filluar një rrahje ndërmjet viktimave dhe te dyshuarve ku ne një moment te dyshuarit aktivizojnë dhe hedhin një mjet shpërthyes (lloji i panjohur për momentin)”.

“Gjatë zhvillimit të operacionit për gjetjen dhe ndalimin e tyre ju njoftojmë se policia e Kosovës gjatë operacionit policor për këtë, përveç në vendin e ngjarjes ka kryer kontrolle edhe ne komunën e Gjilanit, ku është lokalizuar i dyshuari R.M, i lindur ne vitin 1982, i cili është shoqëruar ne polici për procedura te mëtejme hetimore dhe, me vendim te prokurorit të Shtetit ndalohet ne afat prej 48-ore, ndërsa operacioni policor është duke vazhduar në kërkim të personit të dytë të dyshuari, ku janë realizuar bastisje ne shtëpinë e tij”.

“Policia rajonale ne Prizren së bashku me prokurorinë e Shtetit është duke punuar që të sqarohet në tërësi rasti i ndodhur te tregu i kafshëve në Prizren, ndërsa për të gjitha të gjeturat do të ju mbaj të informuar.

Më Shumë

Mjeku lejoi një gjinekologe private të kryejë një lindje në Spitalin e Prizrenit, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj tij dhe gjinekologes

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve F.S., dhe T.D., për shkak të dyshimit të bazuar...

“Kapitullon” Ballkani, Drita fiton derbin në Suharekë dhe shkëputet ndjeshëm

Skuadra gjilanase Drita ka arritur të që t’ia marrë pikët e plota skuadrës së Ballkanit në terren të vet. Djelmoshat e drejtuar nga Zekirja Ramadani,...

Vjeshtë

Lajmet e Fundit