22.9 C
Prizren
E martë, 22 Qershor, 2021

Oda e Hotelierisë dhe MSH janë dakorduar për mbajtjen e dasmave – pritet të lejohen me nga 40 persona në 100 metra katrorë

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit është dakorduar me Ministrinë e Shëndetësisë për lejimin e ahengjeve.

Nga 15 qershori në Kosovë pritet të lejohen ahengjet e ndryshme përfshirë edhe dasmat.

Grupet punuese të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit janë dakorduar për manualin i cili do të implementohet për sallat e dasmave, klubet e natës, si dhe pishinat.

Të gjithë këta sektorë do t’i përshtaten manualit ekzistues ku në 30 përqind të hapësirave të mbyllura do të lejohet puna, e që i bie në 100 m2 do të lejohen 40 persona.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, konfirmoi për Kosovapress se janë dakorduar që në 30 përqind të sipërfaqes së hapësirave të mbyllura të zhvillohen ahengjet.

“Në takimin e fundit ne jemi dakorduar që e para diku 30-35% të sipërfaqes së sallave të lëshohen, duke ju përshtat manualit ekzistues. Manuali ekzistues tregon që në çdo 10 metër katrorë janë 4 veta, kështu që nëse e marrim ne na del që në çdo 100 metër katror 40 persona. Kështu me 30% e kësaj ne jemi dakordua që mund të zhvillohen ahengjet edhe në hapësira të mbyllura”, thotë ai.

Sogojeva thotë se nga mosmbajtja e dasmave nuk u ndikuan vetëm bizneset ku janë zhvilluar dasmat dhe ahengjet. Sipas tij ndërmarrjet tjera që ndërlidhen me dasmat kanë pasur humbje diku rreth 1 miliard euro.

Gjithashtu ai thotë se mjetet e parapara nga Ligji i Rimëkëmbjes ende nuk janë ndarë për këtë sektor, ani pse se bizneset e kësaj fushe tash e 550 ditë janë të mbyllura.

“Jemi si veprimtari më e atakuar, ka raste në disa veprimtari, disa biznese ka edhe 550 ditshin e kanë kaluar edhe asnjë ditë nuk kanë punuar dhe shteti ende nuk e gjet atë formën se si t’iu ndihmojë. Prej 220 milionëshit prej Ligjit të Rimëkëmbjes ende nuk ka filluar as me u nda… Nëse i shikojmë humbjet unë e kam dhënë një shifër afër 1 miliard vetëm me këto të dasmave lidhen, se nuk është çështja vetëm se nuk po mbahen një dasmë, por në dasmë lidhën shumë faktorë të tjerë, qumështi, djathi, muzika, pastaj shërbimet, pijet do të thotë fshati krejt ajo periferia lidhet me këtë”, thotë ai.

Qeveria ditë më parë lehtësoi masat antiCOVID, duke hequr orën policore dhe duke i lejuar sektorit të gastronomisë të punojë deri në ora 23:00.

Ndërsa nga 15 qershori, nëse nuk ka rritje të rasteve me COVID-19 do të lejohen edhe ahengjet.

Më Shumë

A do të ketë pako të re për t’i ndihmuar bizneset

Përfaqësues të bizneseve dhe deputetë nga partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës, po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të ndihmojë bizneset me mjete...

Manipulimi i madh i shoqërive të fshehta që kontrollojnë e sundojnë botën!

Shkruan: Avdi Ibrahimi Që në moshë rinore më ka interesuar dhe kam lexuar shkrime e libra nga autor të ndryshëm kush sundon botën? Më është...

Gjendja e sigurisë në shkollat e Prizrenit vlerësohet e mirë

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur të martën mbledhjen e parë për vitin 2021. Mbledhja u mbajt nën kryesimin e kryetarit të Komunës...

4 pacientë me Covid po trajtohen në Spitalin e Prizrenit

63 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në kuadër të klinikave dhe spitaleve në Kosovë. Nga këta 63 pacientë prej tyre 22 janë konfirmuar...

Artan Abrashi (VV): Implementimi i Asociacionit do të ishte fatal për Kosovën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, është shprehur se ideja e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është i papranueshëm për Kosovën. “Asociacioni...

“Hiqni kufizimet” – kërkesa e vazhdueshme e operatorëve turistik

Përfaqësues së Unionit Turistik Shqiptar kanë kërkuar ndryshime të masave kufizuese që janë aktualisht në zbatim, pwrkatwsisth heqjen e orws policore dhe lejimin e...

Tottenham heq dorë nga Gennaro Gattuso

Tottenham Hotspur raportohet se ka hequr dorë nga Gennaro Gattuso. “The Athletic” raporton se kjo lëvizje ka dështuar dhe Gattuso nuk do e marrë drejtimin...

”Do të bëjë ‘copa-copa”-Burri i kërkon falje gruas në Suharekë

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Suharekë të enjten e ka dënuar me 700 euro gjobë të akuzuarin për lëndim të lehtë trupor dhe...

Rrëfimi rrëqethës i portierit të Danimarkës: Gruaja e Eriksen mendonte se ai kishte vdekur

Christian Eriksen ka lumturuar të gjithë sot me mesazhin e tij se ndihet mjaft mirë dhe se ndodhet ende në spital për vizita të...

Tensione të larta, synime modeste në takimin Biden-Putin

Presidentët Biden dhe Putin takohen të mërkurën në një kohë kur mes dy vendeve ekzistojnë mosmarrëveshje të thella dhe shpresat për arritje të rëndësishme...

Nesër përurohet laboratori biokimik në QMF në Gjonaj

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, nesër do të bëjnë përurimin e...

MASh-i merr vendim, me këtë datë përfundon viti shkollor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ndryshuar datat e përfundimit të vitit shkollor për këtë vit. Sipas një vendimi të MASHT-it, që e ka nënshkruar...

Tre të lënduar në një aksident në rrugën Prizren – Gjakovë

Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur sot në rrugën Prizren – Gjakovë, saktësisht...

Sulmohen fizikisht dy nxënës në Suharekë, ja çka ndodhi me katër të dyshuarit

Në rrugën “Luigj Gurakuqi” të Suharekës, dje rreth orës 11:00, dy nxënës kanë kërkuar ndihmë për trajtim mjekësor pranë spitalin e Prizrenit, për shkak...

Aksident i rëndë mes një kamioni dhe një veture në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Landovicë të Prizrenit, raporton Gazeta Express. Sipas videos së dërguar nga një qytetar, shihet se në këtë...

Profesori amerikan: Kurti të mos e pranojë Asociacionin me kompetenca ekzekutive

Profesori në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben Meir, thotë se Asociacioni i komunave serbe me kompetenca ekzekutive është në dëm të Kosovës, prandaj...

Lajmet e Fundit