9 C
Prizren
E martë, 29 Prill, 2025

OSHC-të kërkojnë që gjuha rome të njihet si gjuhë zyrtare në përdorim tradicional në komunën e Prizrenit

Organizatat e Shoqërisë Civile e cila përfaqësohet nga 15 organizata jo qeveritare dhe aktivist nga komuna e Prizrenit shprehin interesim për shqyrtimin dhe aprovimin e kërkesës e cila ka për synim të avokojë edhe më tej tek akterët vendimmarrës me qëllim të ndikimit për marrjen e vendimit që gjuha rom të jetë gjuhë në përdorim zyrtar në komunën e Prizrenit.

“Gjuha është qenësore për përfshirjen. Gjuha ndodhet në qendër të aktivitetit njerëzor, shprehjes dhe identitetit. Duke njohur rëndësinë primare, të cilën njerëzit e vendosin për gjuhën e tyre, nxitet lloji i pjesëmarrjes së vërtetë në zhvillim, që mundëson arritjen e rezultateve të qëndrueshme . Romani është gjuha e romëve, një gjuhë e ruajtur dhe e bartur nga brezi në brez gjatë shekujve, kryesisht në formën e të folurit. Në Kosovë flitet një gjuhë e njëjtë, me disa ndryshime të vogla në disa vende të saja”, thuhet në njoftim.

Sipas regjistrimit turk të vitit 1910, Prizreni kishte 30 mijë e 285 banorë, prej të cilëve 460 kanë qenë romë, në 92 familje.

“Në bazë të Nenit 58.2 të Kushtetutës, Kosova është e detyruar të respektojë standardet e parashikuara në Kartën Evropiane për Gjuhët Rajonale ose të Pakicave (KEGjRP), e cila përcakton se shtetet duhet të adoptojnë politika që sigurojnë “ofrimin e mënyrave dhe mjeteve të përshtatshme për mësimin dhe studimin e gjuhëve rajonale ose të pakicave në të gjitha fazat e duhura””, thuhet tutje.

Megjithatë, OSHC thekson se ky promovim i kulturave dhe gjuhëve të pakicave nuk duhet të kuptohet si një mbrojtje e njëanshme e pakicave kundër shumicës, por më tepër si një mjet për nxitjen e mirëkuptimit mes komuniteteve shumicë dhe pakicë

“Prandaj, shtetet duhet të “bëjnë marrëveshje për të siguruar mësimin e historisë dhe kulturës e cila reflektohet nga gjuha rajonale ose e pakicës”, gjithashtu për jo-folësit e këtyre gjuhëve . Tradita e përdorimit të gjuhës rome në Prizren është e vjetër dhe daton prej shekujsh. Madje kjo vazhdimësi e pranisë së gjuhës rome në këtë qytet ka bërë që ky komunitet ta ruajë identitetin e vet. Njëkohësisht ka frymëzuar aktivistët që të botojnë libra e revista në gjuhën rome, por edhe të hapin media elektronike, dhe të zhvillojnë aktivitete të ndryshme kulturore e sociale”, thotë njoftimi.

Sipas tyre, gjuha rome ende nuk ka pranim dhe mbrojtje, përkundër që është folur tradicionalisht.

“Komunat nuk kanë bërë hapa specifikë në kuptimin e rritjes së vetëdijes publike për të drejtat gjuhësore, edhe pse janë shënuar disa përmirësime modeste gjatë vitit 2013, si rezultat i bashkëpunimit të tyre me ZKGj-në”.

Reklama

“Romani është gjuha e romëve, një gjuhë e ruajtur dhe e bartur nga brezi në brez gjatë shekujve, kryesisht në formën e të folurit. Gjatë Kongresit të parë të Romëve në vitin 1971, Romani u njoh zyrtarisht si gjuhë e romëve në Evropë. Kjo çoi në përfshirjen e saj në rregulloret e ndryshme ndërkombëtare, përfshirë Kartën Europiane të Këshillit të Evropës për Gjuhët Rajonale dhe Minoritare. Si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme të intelektualëve romë, Romani është sot i përfshirë në programet mësimore të mësimdhënies në disa vende evropiane. Padyshim, gjuha Romani është një kujtesë e trashëgimisë së përbashkët kulturore midis komuniteteve të ndryshme rome në Evropë”.

Këto organizata theksojnë se komunat kanë ndërmarrë hapa pozitivë që kanë rezultuar në miratimin e rregulloreve komunale për përdorimin e gjuhëve, por gjuha rome ende nuk është e njohur dhe as e mbrojtur.

 

“Fushatat e ndërgjegjësimit për të drejtat gjuhësore janë minimale dhe komunat janë vonuar në emërimin e personave kontaktues për çështje gjuhësore në komunë. Ndonëse gjuha rome flitet tradicionalisht në Prizren dhe kualifikohet për njohje të tillë sipas nenit 2.4 të Ligjit deri më tani komuna e Prizrenit nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të njohur statusin e gjuhës rome si gjuhë në përdorim zyrtar përkundër fakteve që Grupi i intelektualëve Romë në Prizren qysh në vitin 2016 (me datë 24.05.2016 me numër të protokollit 01-29/88087), konform nenit 2.4 të Ligjit për përdorimin e gjuhëve si dhe nenit 4 të UA 4 të Udhëzimit Administrativ Nr.2011-02 (MAPL), për përcaktimin e procedurave për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve ka parashtruar kërkesë zyrtare për njohjen e statusit të gjuhës rome si gjuhë në përdorim zyrtar”.

 

NEVO KONCEPTI dhe anëtar të organizatave të shoqërisë civile dhe aktivist të Prizrenit i bën thirrje institucioneve Qendrore dhe atyre Lokale/të KK Prizren të gjejnë një zgjidhje qëndrueshme që gjuha rome të njihet si gjuhë zyrtare në përdorim tradicional në komunën e Prizrenit dhe të krijohet mundësia për ruajtjen dhe mbrojtjen e saj.

Më Shumë

130 mijë euro i kapi pak nga pak, pronarja e zbulon punëtoren në Malishevë dhe e çon në Polici

Një punëtore e një zyre të një institucioni mikrofinanciar në Malishevë është arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të besimit, pasi dyshohet se ka tërhequr...

Kryetari Bali Muharremaj deklaron afër 330 mijë euro pasuri të paluajtshme

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka deklaruar afër 330 mijë euro pasuri të paluajtshme. Në regjistrin e deklarimit të pasurisë për vitin 2025,...

Lajmet e Fundit