9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Osmani për takimin e 18 marsit: Nuk kemi pritje të mëdha prej Serbisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova do të tregoj konstruktivet në takimin e 18 marsit i cili do të mbahet në Ohër, por ka shprehur dyshimet e saj nëse një gjë të tillë do ta bëjë edhe pala serbe.

“Do të jetë një takim ku Kosova do të angazhohet me shumë konstruktivitet, do të jep komentet e veta, propozimet e veta, gjithsecila prej tyre do të kontribuoj për paqe në rajon për arritjen e një marrëveshjeje e cila zgjidh probleme dhe nuk krijon”- tha ajo.E para e shtetit, foli pak edhe për rolin e homologut të saj serb në kuadër të procesit të dialogut.“Unë nuk mund të ju tregoj si do të sillet Serbia sepse nuk është që kanë dhënë kontribut qoftë për marrëveshje qoftë për paqe në rajon. Ai jep sinjalin që ata nuk kanë ndryshuar dhe nuk e kanë ndërmend të ndryshojnë pra që kontributi i tyre i vetëm në proces ka qenë obstruksioni dhe kjo nuk është asgjë e re”- tha ajo.Tutje Osmani tha që shpreson që Bashkimi Evropian do të ushtroj presion tek pala serbe për dakordim në takimin e 18 marsit.“Deri tani më shumë se gjysma e marrëveshjeve të nënshkruara nuk janë duke u zbatuar nga Serbia dhe kjo tregon që nuk kemi pritje të mëdha nga ana e Serbisë”- tha ajo.

“Shpresa ime është që komuniteti ndërkombëtar do të fokusohet me një presion në raport me Serbinë në mënyrë që të bindet edhe Serbia që data 18 mars është një momentum i rëndësishëm në dialog në mënyrë që nëpërmjet kësaj marrëveshje së bashku me një plan zbatimi të zgjidhen shumë çështje të cilat pastaj e hapin rrugën drejtë njohjes reciproke”- shtoi ajo.Më 18 mars në Ohër të Maqedonisë, pritet të zhvillohet një takim trialateral mes kryeministrit Albin Kurti, presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell.Takimi i Ohrit ishte paralajmëruar më datën 27 shkurt, ku u zhvillua një takim me dakordim për planin franko-gjerman, mirëpo pa marrëveshje të nënshkruar.Pas këtij takimi, kryeministri Albin Kurti i shpreh se ishte i gatshëm të nënshkruante planin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi i njohur si plani franko-gjerman.

Në anën tjetër presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ishte i gatshëm ta pranonte asociacionin e komunave me shumicë serbe.Ndërsa, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, janë pajtuar për propozimin e BE-së duke shtuar se nuk ka nevojë për diskutime të tjera.Po atë natë u bë publike edhe përmbajtja 11 pikëshe e planit franko-gjerman i cili ishte përmendur në publik që nga shtatori i vitit të kaluar.KALLXO.COM

Më Shumë

Liria në shtëpi pret Dukagjinin

Në Prizren, Liria tashmë e dorëzuar e pret Dukagjinin e Klinës që synon fitore pas barazimit në xhiron e kaluar me Llapin. Vendasit nuk e...

16 kosovarë janë ndaluar nga autoritetet serbe, mbi 300 të bllokuar në kufi

16 kosovarë janë ndaluar nga autoritet serbe në pikën kufitare Kroaci-Serbi. Janë mbi 300 udhëtarë të cilët janë bllokuar në këtë pikë kufitare me...

Lajmet e Fundit