15.8 C
Prizren
E hënë, 29 Maj, 2023

Peci, qytetarëve e gastronomëve: Nëse ka rezistencë kundër ligjit për duhan, do të ketë masa të ashpra

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i ka paralajmëruar të gjithë qytetarët dhe gastronomët që ligji kundër duhanit s’ka kthim prapa.

Ai tha se synimi i tyre është që të përqafojnë vlerat e avancuara të vendeve të BE-së, atje ku sipas tij, Kosova synon të integrohet.

“Kështu që në këtë drejtim, ne s’e mendojmë në asnjë mënyrë zmbrapsjen karshi imponimit të zbatueshmërisë së këtij ligji”, tha Zemaj në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Përveç kësaj, ai tha se nëse sheh rezistencë për moszbatimin e këtij ligji, do të ketë masa të ashpra.

“Nëse shoh në lokalitete të caktuara se ka rezistencë për mos-zbatimin e këtij ligji, unë do të shqyrtojë mundësinë e përdorimit të mekanizmave që janë më të ashprit për shkak se s’guxojmë të kthehemi mbrapa karshi një ligji të cilin e ka aprovuar kuvendi”, tha Peci, njofton Klankosova.tv.

 

Më Shumë

Dy të vrarë në një shkëmbim zjarri mes motoçiklistëve në New Mexico

Dy persona u vranë dhe gjashtë u plagosën nga një shkëmbim me armë zjarri gjatë një gare me motoçikleta në Red River, në veri...

Horoskopi i ditës së martë, çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Sot ndiheni të qetë dhe me një mentalitet pozitiv, gati për ta shijuar plotësisht ditën. Nëse keni plane për t’u shoqëruar me miqtë, këshillohet...

Lajmet e Fundit