7.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Përtej asaj që flet një poezi

Nga poeti Rami Kamberi për vargun e Adelina Xhaferit

“Kam mall ta dua nat’
Larg ma kan’ degdisur shekujt
Dhe grat me gjinjt’ e shpërthyer
Qën’odat‘moçmedjall’zisht qëndisin paja
Për MU’
dhe…
pastaj
i djegin
po prap’për MU’.”
Matan’ asaj që flet vargu është një shpërthim i një ndjenje, që, që në fillim të librit me poezi “Breza grash”, të autores Adelina Xhaferi, dëshmon se femra (në këtë rast si poete), ka arritur t’u drejtohet sfiduesve të tyre, se munden që ta kthejnë kohën pas, kur në atdheun tonë historik – Iliri, femra ishte simbol jo vetëm i bukurisë, por edhe simbol i fuqisë,që jepte e merrte të drejtën për të qenë i lirë apo rob, brenda pushtetit të saj, duke përcaktuar edhe fatin e kombit.
Pra, duke na e përshkruar koherencën e femrës (kuptohet femrës shqiptare), pas ikjes së lirisë së Ilirisë, kur mes nesh u përplasen kultura dhe adete të perandorive, që na i impononin doket e tyre e, në veçanti pesë e më shumë shekujve të ikur, kur qytetërimi ilir u harrua dhe, populli ynë iu nënshtrua asaj kulture, që na e impononin përmes pushtimit dhe fesë e, femrës shqiptare iu morën të drejtat, për të qenë e barabartë:
• në shoqëri,
• në pushtet, dhe
• në vetëvendosje.
Dhe, mendoj se jo rastësisht, që para cikleve, që poezitë i ndajnë në tre cikle, si:
• Për MU,
• Për TË, dhe
• Për NE.
Poetesha Adelina Xhaferi, librin me poezi “Breza grash”, e fillon me një shpërthim nga kujtesa dhe përjetimet jetike të femrës shqiptare, për të arritur te figurat emblemë – “Matan’ asaj që flet vargu”, që lirshëm mund të themi se është edhe një prurje figurative, që për mendimin tim edhe duhej të ishte titulli i librit “Breza grash” (kuptohet sipas temave që i trajton poetesha), e cila poezive u jep ndjenja femërore, qoftë si:
• femër,
• poete,
• intelektuale.
Them kështu ngase poqë se lexojmë poezinë “Breza grash”, në ciklin e parë “Për Mu”, poezi, qëdëshmon se poetesha ja kushton lindjes së saj, duke i përfshi tri breza grash brenda një familje, që sipas adeteve të imponuara nga pushtuesit e huaj, sikur dëshmojnë se kultit tëfamiljes shqiptare, ja morën nga brenda, dashurinë për femrat – vajzat dhe, lindjet e femrave shiheshin si mallkim e jo si gëzim.
“Kur linda n’agun e s’mërkurës
a mbyllën shtëpis’ derë’n e madhe
t’mos m’i shihte syt’ bota,
n’dritaret e heshtura kah udha
perde t’zeza vu dor’ e fatit,
mbi time MË, ran’ mallkime t’shumta
e për GJYSHEN dhimbje t’rel’shoi dita.
…………………………………………………………”.
Është një shpërthim shpirtëror i poetes (sipas temës që e trajton në këtë poezi), që i lidh tre breza lindjesh të cilat breza na orientojnë të kuptojmë se femra shqiptare që në lindje ishte:
• e mallkuar,
• e padashur,
• e ngujuar, dhe
• e robëruar.
Pra, ajo duhej të pajtohej me fatin i saj si femër, pa të drejtë për t’i shijuar bukuritë e jetës apo me rritën e saj edhe lirinë për dashuri dhe lirinë për të qenë faktor vendimmarrës në familje e më gjerë.
Thuajse të gjitha poezitë e ciklit në fjalë, janë me një ngjyrë jete, pa të drejtën e saj, që të mësoj edhe se çka është dashuria, si na e përshkruan edhe në poezinë, “Dashurisë i duhet psalm”.
“S’m’i mësuan psalmet e dashurisë.
Kuturu
mot për mot
n’kullat e kthyera kah livadhet e brezave
vec rritjen e GJIRIT ma kënduan
femrat
dhe e ime MË
E më pas f’tyrës t’ia lyeja buzët
M’përshpëritënn’vesh
TRI herë’
TRIDHJET’
TRIDHJET e TRI herë’
aq sa n’mu’
po prap
në kullat e gurit me ftoht’si shekujsh
mallkime do lexonin PRINDËRIT’ moderne.
……………………………………………………………….”.
Njëkoherencën e trishtuar jete ndër breza (brenda familjeve shqiptare), them shqiptare ngase poezia del nga shpirti i një shqiptareje e cila me vrullin poetik, shpërthen për një liri jete, që i ka munguar. Pra, poezitë na shfaqin një realitet jete, që edhe nëëndërr, sot, do të na trishtonte.
Si rrjedhojë e jetës, ku femra shqiptare është fatprerë, në ciklin e dytë “Për TË”, që sipas poezive, ky cikël në flet për dashurinë e cila nuk guxon të dashuroj, por është e detyruar të kërkoj leje, për të dashuruar atë që ja do zemra e shpirti. Cikël, që fillon me një përshkrim të shkurtër, si psherëtimë poetike:
“Nat’!
N’të ji dhe për mu’ dashuri!
E siçt’kan’ mësuar me shekuj….
mbi buz’ lëshoja mallin!
Është kjo psherëtimë poetike, që e pason poezia “Ji dashuri odise”, njërrugëtim dashurie, që del nga dashuria për dashuri e, i rikthehet përsëri plagës së vjetër ndër breza, për t’ia gjet fatin ose për t’ia përcaktuar fatin ata, siç na e përshkruan poetesha në poezinë “M’i fol tim ati e nënës!”, duke u ndërlidhur me një histori të shndërruar në legjendë, si ajo e Rozafës, e cila jetën e kishte në duart e burrave, për ta lartësuar kalanë, që si epilog mbetet flijimi, njëjtë si shumë femra shqiptare, që flijoheshin për ta ruajtur “nderin” e familjes, që të mos ishin në gojët e botës (kuptohet sipas adeteve,që na erdhën ndër shekuj), flijim, që poetesha na e përshkruan mes legjendës dhe realitetit.
“Eja dhe m’i fol NËNËS pran’ shtratit drunjt’
për timen pritje net’vet’ftohta
e thuaji se k’to net i du’
për bes’lidhjet’reja tek gdhihen dashnorët
me shpres’ se ROZAFA ende e mban’ urën
e n’gjinjt’ e grave t’ngujuara
mallet lëshohen
çastm‘çast…
dit’ për dit’…
……………………………………………………………..”.
Foli dhe tim ETI atje tek dreth duhanin
e si mik për tonën t‘nesërme kapja dorën
mëngjeseve të mendueshme…..”.
…………………………………………………………….
Eja dhe foli veç për tonën DASHURI
e ashtu tek do ta afroj’ duhanin për rrëfime shekuj
i thuaj
se n’MU’t’kavatur ZOTI që ditën e tret’!
…………………………………………………………………………”.
E dhimbshme duket fati i femrave shqiptare, e më një dhimbje më të madhe na i shfaq fatet e femrave shqiptare edhe në poezitë e saja poetesha Adelina Xhaferi, në librin e saj me poezi, “Breza grash”, e cila epilogun e kësaj poezie e arrin në ciklin e tretë “Për ne”, dhe atë, që në poezinë e parë të këtij cikli, “Unë dhe ti e asgjëja”, duke na dëshmuar se adetet ndër shekuj e errët të fatit tonë kombëtar, si liria edhe dashuria edhe atdheu, janë viktimë e përplasjeve të kulturave dhe, adeteve të huaja, që na i lanë të huajt për të na robëruar për shumë shekuj besa edhe sot, na mbajjnë të ngujuar,njejtë, si lirinë dhe atdheun e humbur po ashtu edhe dashurinë, duke na e paragjykuar, si:
• mëkat, dhe
• amoralitet.
“Rendim çdonat’ atje tek lihen buzët
e për mëkatet e radhës i lutemi perëndis’
si t’dalë mendsh
përtej harresës se jemi t’vdekshëm
se MU dhe TY s’na mësuan largimin
dhe ftohjen nga trupat që bëhen cifte dashnorësh.
………………………………………………………………………”
Besoj se na mjaftojnë këto vargje, të poezisë në fjalë, për të kuptuar epilogun e poezisë, të pagëzuar nga poetja Adelina Xhaferi “Breza grash”, që besoj se janë edhe klithma jete nga një femër shqiptare, për të treguar një realitet të hidhur e të errët të shoqërisë shqiptare, ku femra thjeshtëështë vetëm një viktimë për ta jetuar jetën që nga lindja e deri në vdekje e, jo si një jetë e falur nga Zoti, për ta shijuar jetën, për ta dashuruar jetën dhe për të qenë e bekuara nga Zoti, si e shenjtë, se ajo mund të jetë dhe është e dashur, si:
• motër,
• nënë,
• gjyshe, dhe
• më shumë se kaq.
ose:
• shoqe,
• kolege,
• dashnore.
Kështu që, gjeografia e poezisë në fjalë, shkurt e shqip thënë, duket si një histori e dhimbshme e fatit tëfemrës shqiptare e, poetesha si njëfeministe ose më mirë thënë si një luftëtare e mbetur në fushëbetejë, duke e kërkuar sfiduesin për ta sfiduar, sa për t’i thënë se ne, femrat, jemi gurra e jetës dhe, po të mos ishim ne, s’do të ishit ju, që mendoni se na sfidoni.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më Shumë

Hilë Mosi, poeti dhe luftëtari i çlirimit të trojeve shqiptare

Hilë Mosi lindi me 22 Prill 1885 në Shkodër dhe vdiq në shkurt 1933 në Tiranë, biri i Mark Mosit, qe ndër atdhetarët më...

Suharekë: Sot varroset personi që dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sdjeshme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Lajmet e Fundit