Krahina e Hasit

Fidan Shehu 

Është ndër krahinat shqiptare që shtrihet në dy shtete shqiptare, në Kosovë dhe në Shqipëri, ndërsa në Kosovë është pjesë administrative e dy komunave; Prizrenit dhe Gjakovës.

Është specifikë se ekziston kontinuiteti i banorëve apo popullsisë shqiptare gjatë gjithë historisë, ku gjurmë të ekzistencës gjejmë nga parahistoria, siç është fshati Romajë.
Romaja i përket Kohës së Hekurit, këtë e dëshmojnë Tumat ilire që i përkasin kohës së hekurit shekujve VII-II p.e.s, janë në formë të një Nekropoli të përbërë nga 16 tuma (varreza ilire), prej tyre është hulumtuar Tuma e Luftëtarëve me diametër 40 metra dhe dy tuma të vogla. Poashtu në afërsi të Nekropolit gjendet një vendbanim i periudhës romake.

Tumat janë të ngritura në bregun e djathtë të Drinit të Bardhë, 1.5 km në perëndim të fshatit Romajë.

Gjurmë të historisë së lashtë gjejmë edhe në fshatin Planejë të Hasit, nga parahistoria dhe koha e romakëve, konkretisht një monument që quhet Maja e Kulës e cila sipas studimeve arkeologjike i takon shek. II, por nuk është e hulumtuar sa duhet përveç konstatimit se i takon kësaj kohe dhe dëshmon për ekzistencën e jetesës së pandërperë në këtë vendbanim.

Hasi ndryshe mund të quhet edhe një krahina e pa shkelur, në aspektin e gjurmimeve arkeologjike dhe etnografike, sepse në shumë vendbanime gjejmë monumente të rëndësisë së veçantë si në : Tupec-Tumat Ilire, në Mazrrek-Kalaja e Fregnit, në Zym- Kisha e katolike, shtatorja e Shtjefën Gjeçovit dhe e Gjergj Kastriotit- Skënderbeu, në Karashëngjergj- Varri i Shtjefën Gjeçovit etj.

Ndërsa qershia mbi tortë në Has, është Veshja Hasjane, ndër veshjet më të vjetra dhe më unikale në Ballkan dhe në Evropë.

Më Shumë

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

Shaqir Totaj: Kurti ndryshon qëndrime dhe nuk i mban premtimet

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke u fokusuar në procesin e formimit të institucioneve...

Lajmet e Fundit