12 C
Prizren
E shtunë, 26 Prill, 2025

Pjesëmarrje masive për Abdixhikun në Malishevë, premton investime miliardëshe

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim në Malishevë, ku tha se pjesëmarrja ishte masive.

Abdixhiku tha se në Malishevë gjeti entuziazëm e besim të madh qytetar, teksa shtoi se festa u bë edhe më e veçantë falë manifestimit të 35-vjetorit të themelimit të degës së LDK-së atje.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është ngritur në këmbë, dhe me ne është ngritur e tërë Kosova. Në çdo anë të vendit po jehon fort thirrja e madhe popullore për ndryshim! Siç bëjmë në çdo tubim, edhe në Malishevë folëm për projekte madhore e për zgjidhje konkrete. Folëm për të ardhmen, dhe për ‘Rrugën e Re’”.

“Do t’i investojmë 5 miliardë euro në katër vite për ta transformuar infrastrukturën, arsimin, shëndetësinë dhe energjinë e Kosovës, dhe për ta ringjallur ekonominë tonë! Do të krijojmë programe specifike për mbështetjen e bujqësisë dhe blegtorisë me qasje më të lehtë në financim dhe teknologji moderne”, tha Abdixhiku.

Më tej, kandidati i LDK-së për të parin e qeverisë premtoi se do t’i realizojnë të gjitha projektet zhvillimore dhe do ta bëjnë vendin krenar, pasi tha se kjo tashmë s’është veç fushatë, por është ëndrra më e madhe për Kosovën që do ta ndërtojnë bashkë.

“Fatmir, përgëzime për këtë organizim madhështor! Suksese edhe kandidatëve tanë nga Malisheva Fatmir Ademaj, Fetah Rudi, dhe Fatmir Kastrati. Ndryshimin do ta bëjmë bashkë – me 9 shkurt”, tha ai.

Më Shumë

Ambasada e Bullgarisë mbështet digjitalizimin e gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren

Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren ka njoftuar se të martën është nënshkruar zyrtarisht marrëveshja e grantit me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Kosovë,...

A mund të ndreqet ky “mëkat” i Asdrenit?

Nga: Emil Lafe   Një “mëkat” i Asdrenit Rasti më i ri kur kam dëgjuar nga afër Himnin e Flamurit të kënduar nga një kor, ka qenë...

Lajmet e Fundit