24.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

“Po më dërgon mesazhe e foto provokative”, një femër në Prizren denoncon rastin e ngacmimit

Një femër në Prizren e ka raportuar dje në Polici, një rast të ngacmimit, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, viktima ka deklaruar se një person i panjohur e kishte ngacmuar vazhdimisht, duke i dërguar mesazhe dhe fotografi të ndryshme, provokative.

I dyshuari, sipas gruas, ka disa muaj që po e ngacmonte përmes rrjetit “Viber”, duke i dërguar fotografi e mesazhe nga dy numra. Por edhe pse e kishte bllokuar, i njëjti ka vazhduar ta ngacmojë, përmes një numri tjetër.

Ngjarjen e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se është iniciuar rasti si ngacmim.

/GazetaSinjali/

Më Shumë

Kroaci: 500,000 shikues për këngëtarin ekstremist

Më 5 korrik mbahet koncerti më i madh në historinë evropiane në Zagreb: Gjysmë milioni bileta janë shitur për koncertin e yllit të muzikës...

S’ka fluks të qarkullimit në pikat kufitare

Bashkatdhetarët që jetojnë edhe punojnë në vendet e ndryshme të botës, tashmë kanë nisur të vijnë për t’i kaluar pushimet verore në Kosovë. Me ardhjen...

Lajmet e Fundit