Priten rrënime të reja në Prevallë

Prevalla, rrenimetMinistria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), ka njoftuar se në baze të Vendimit të Ministrit Dardan Gashi, nr.42/2014, për rrënimin e të gjitha objekteve pa leje ndërtimore, jashtë Planit Rregullues të fshatit turistik ”Prevallë”, të cilat gjenden brenda zonës së mbrojtur të parkut kombëtar “Sharri”, do të ketë rrënime të reja.

Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të mërkurën ka shpërndarë 45 aktvendime me të cilat urdhërohen, pronarët e objekteve të ndërtuara brenda hapësirës së Parkut Kombëtar “Sharr”, që në afat prej 15 ditësh, të bëjnë rrënimin e objekteve të ndërtuar pa leje ndërtimi.

“Njëherit me këtë Aktvendim të MMPH-së pronarët e këtyre ndërtimeve, urdhërohen që të bëjnë pastrimin e sipërfaqes prej mbeturinave nga demolimi i objekteve si dhe rikthimi i sipërfaqes së degraduar konform peizazhit”, është thënë në njoftimin e MMPH-së.

Po ashtu në rast të mos rrënimit të tyre nga ana e pronarëve përkatës të këtyre ndërtimeve pa leje, me këtë aktvendim, bëhet e qartë se MMPH do të rrënoj objektet në fjalë, ndërsa shpenzimet do t’i bartin pronarët e objekteve pa leje ndërtimi, thuhet ne njoftimin e MMPH-së

Më Shumë

QRTK Prizren forcon koordinimin me Rahovecin për trashëgiminë kulturore

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka zhvilluar një takim me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën...

Destan Gashi shpallet “Artisti i Vitit 2026” në Rahovec

Artisti Destan Gashi është vlerësuar me çmimin “Artisti i Vitit 2026”, në një aktivitet të organizuar në Zoçishtë, ku u hap edhe ekspozita e...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit