11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Prizren, 3 aktakuza kundër 4 personave

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetetre (63) aktakuza kundër shtatëdhjetedy (72) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar, janë paraqitur njëmbëdhjetë (11) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj pesëmbëdhjetë (15) personave të dyshuar dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për pesë (5) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori, janë ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, si dhe, janë ngritur katër (4) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur tri (3) aktakuza ndaj tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale

Më Shumë

114 vjet nga vdekja e shkrimtarit të shquar Mark Twain

Samuel Langhorne Clemens (30 nëntor 1835 – 21 prill 1910) njihet me emrin Mark Twain (Mark Tuejn), ishte një autor dhe humorist amerikan. Ai...

32 vjet nga rënia e dëshmorit, Alush Kryeziu

Janë bërë 32 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Alush (Nezir) Kryeziu. Kryeziu ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare. Ai është përkujtuar sot...

Lajmet e Fundit