11.1 C
Prizren
E shtunë, 24 Janar, 2026

Prizren/ 52 vjeçari kapet me 15 vjeçaren në veturë

Një 52 vjeçar nga Prizreni, është kapur nga policia me një të mitur në veturë.
15 vjeçarja dyshohet se është keqpërdorur seksualisht nga burri 52 vjeçar.

Rasti u zbulua derisa policia ishte duke patrulluar në një pikë kontrolli, në rrugën “Ekrem Rexha”, në Prizren, ku ndaloi veturën që e drejtonte i dyshuari.

Pas verifikimit dhe mbledhjes së informacioneve fillestare, rezultoi se e mitura që u kap në veturë me 52 vjeçarin dyshohet se është dhunuar nga i njëjti.

Dy palët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat e tyre për rastin.
Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve për veprën penale “dhunimi” për zbardhjen e rrethanave në të cilat dyshohet se është kryer vepra.

/GazetaSinjali/

Më Shumë

Mbi 68 mijë vota të falsifikuara, Kryeprokurori Kryeziu: E pamundur të bëhej pa ujdi të 4 partive më të mëdha, 109 të ndaluar

Mbi 68 mijë votave të falsifikuara, Kryeprokurori Kryeziu: E pamundur të bëhet pa ujdi të 4 partive më të mëdha, 109 të ndaluar. Kryeprokurori Petrit...

Sot mbahet seanca dëgjimore ndaj të dyshuarve për manipulim votash në Prizren

(PLOTËSUAR) Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se sot, më 24.01.2026, nga ora 14:00, do të zhvillohen seanca dëgjimore për caktimin e masës së...

Lajmet e Fundit