Prizren/ Policët e vegjël, mesazhe për sigurinë e këmbësorëve në komunikacion

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, të premten, nxënësit e shkollave në Prizren, janë angazhuar në kampanjën e vetëdijesimit për sigurimin e këmbësorëve në rrugë.

Enea Bytyçi dhe Mehmet Muja, kishin veshur uniformat e policisë së trafikut dhe kishin dal në udhëkryqin e “ Bazhdarhanes” së bashku me shokë tjerë dhe në shoqëri të Policisë, duke shpërndarë fletëpalosje me mesazhe vetëdijesuse në radhë të parë për bashkëmoshatarët por dhe qytetarë për më shumë siguri gjatë lëvizjes së tyre.
Ata thanë se fëmijët mund të kenë pak informacione për sigurinë e tyre gjatë lëvizjes nëpër rrugë, andaj kjo fushatë është vlerësuar tejet e rëndësishme.

Edhe qytetarët e vlerësuan këtë aktivitet, pjesë e së ciles ishin këtë fëmijë, duke thënë se siguria në rrugë lë shumë për të dëshiruar dhe se sipas tyre, fëmijët duhet që të informohen për t’iu shmangur fatkeqësive të mundshme.

Zëdhënësi i policisë rajonale, Shaban Osmanollaj, tha se ky aktivitet po shënohet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe në kuadër të fushatës vetëdijësuese “Të gjithë jemi këmbësorë”, me ç’rast është bërë shpërndarja e fletushkave që ka për qëllim sensibilizimin e pjesëmarrësve në trafik, sidomos këmbësorëve, të cilët janë kategoria më e rrezikuar në trafikun rrugor.

Ndryshe, Stacioni Policor “ Alfa “ dhe ai “ Veriu në Prizren, sot i ka hapur dyert e saj për nxënësit e shkollave të komunës.Ky aktivitet i policisë organizohet në kuadër të shënimit të 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve. Nxënësit janë pritur nga drejtuesit e stacioneve policore, të cilët i kanë njoftuar me aktivitetet dhe rolin e policisë, në veçanti në raport me fëmijët, sigurinë dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, por edhe me aktivitetet tjera policore, si dhe me sektorët e policisë brenda këtyre stacioneve. /TV Prizreni/

EDHE FËMIJËT POLICË ME MESAZHE VETËDIJESUESE PËR MË SHUMË SIGURI NË KOMUNIKACION

EDHE FËMIJËT POLICË ME MESAZHE VETËDIJESUESE PËR MË SHUMË SIGURI NË KOMUNIKACION Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, të premtën , nxënës të shkollave janë angazhuar në kampanjën vetëdijesuese të Policisë për më shumë siguri për këmbësorët në rrugë. Enea Bytyçi dhe Mehmet Muja, të premtën kishin veshur uniformat e policisë së trafikut dhe kishin dalur në udhëkryqin e “ Bazhdarhanes” së bashku me shokë tjerë dhe në shoqëri të Policisë, duke shpërndarë fletëpalosje me mesazhe vetëdijesuese në radhë të parë për bashkëmoshatarët por dhe qytetarë për më shumë siguri gjatë lëvzijes së tyre. Ata thanë se fëmijët mund të kenë pak informacione për sigurinë e tyre gjatë lëvizjes nëpër rrugë, andaj kjo fushatë është vlerësuar tejet e rëndësishme. Edhe qytetarët e vlerësuan këtë aktivitet, pjesë e së ciles ishin këtë fëmijë, duke thënë se siguria në rrugë lë shumë për të dëshiruar dhe se sipas tyre, fëmijët duhet që të informohen për t’iu shmangur fatkeqësive të mundshme. Zëdhënësi i policisë rajonale, Shaban Osmanollaj, tha se ky aktivitet po shënohet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe në kuadër të fushatës vetëdijësuese “Të gjithë jemi këmbësorë”, me ç’rast është bërë shpërndarja e fletushkave që ka për qëllim sensibilizimin e pjesëmarrësve në trafik, sidomos këmbësorëve, të cilët janë kategoria më e rrezikuar në trafikun rrugor. Ndryshe, Stacioni Policor “ Alfa “ dhe ai “ Veriu në Prizren, sot i ka hapur dyert e saj për nxënësit e shkollave të komunës.Ky aktivitet i policisë organizohet në kuadër të shënimit të 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve. Nxënësit janë pritur nga drejtuesit e stacioneve policore, të cilët i kanë njoftuar me aktivitetet dhe rolin e policisë, në veçanti në raport me fëmijët, sigurinë dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, por edhe me aktivitetet tjera policore, si dhe me sektorët e policisë brenda këtyre stacioneve.

Gepostet von Televizioni Prizrenit am Freitag, 31. Mai 2019

Më Shumë

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me ekspozitë artistike të fëmijëve dhe të rinjve

Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, është organizuar një aktivitet i veçantë artistik ku fëmijë dhe të rinj kanë shprehur...

Lajmet e Fundit