1 muaj paraburgim ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O., në kohëzgjatje prej një muaji, i dyshuar për vrasjen e Albian Osmanaj në Kobaj të Prizrenit.

Sipas vendimit të gjyqtares së procedurës paraprake, masa e paraburgimit mund të zgjasë deri më 14 korrik 2026.

Gjykata ka vlerësuar se kërkesa e Prokurorisë së Shtetit është e bazuar, duke theksuar se paraburgimi është i domosdoshëm për sigurimin e zhvillimit të pa penguar të procedurës dhe prezencës së të miturit në proces.

“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i për të Mitur, Gjyqtarja e procedurës paraprake, konform dispozitave ligjore të Kodit të Drejtësisë për të Mitur, dhe Kodit të Procedurës Penale, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O., në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri më datë 14.07.2026, për shkak të veprën penale vrasje e rëndë nga neni 173 par. 1 nën par. 1.5, lidhur me neni 31 të KP-së. Gjyqtarja për të mitur, pasi që i ka shqyrtuar të gjitha shkresat e lëndës dhe i ka dëgjuar pretendimet e palëve në seancën për caktimin e masës së sigurisë, ka ardhur në përfundim se kërkesa e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e paraburgimit është e bazuar. Gjyqtarja për të mitur, ka ardhur në përfundim se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i bazuar në ligj, dhe i arsyeshëm dhe do të siguroj zhvillimin e pa penguar të rrjedhës së procedurës përgatitore, dhe sigurimin e prezencës së të miturit para institucioneve të drejtësisë”, thuhet në njoftimin e lëshuar për media.

Ndërkohë, gjykata ka bërë të ditur se është pranuar edhe kërkesa për paraburgim ndaj dy personave të tjerë të dyshuar për lidhje me rastin.

“Gjykata në orët e pasdites të datës 15.06.2026, ka pranuar edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) të pandehur të tjerë, Sh. O., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje nga neni 173 par.1 nën par. 1.5 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe ndaj të dyshuarës A. O., e cila gjendet në ndalim 48 orësh, për shkak të dyshimit të  bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale shtytje në “Vrasje të rëndë” nga neni 173 par.1 nën par. 1.5 lidhur me nenin 32 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”

“Kjo kërkesë do të trajtohet pranë Departamentit për Krime të Rënda, dhe Gjyqtarja e procedurës paraprake, brenda afatit ligjor do të cakton seancën dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë”, thuhet në njoftim.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!


https://prizrenpress.com/428407-2j/

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Kurti: Lidhja e Prizrenit u dha zë shqiptarëve në arenën ndërkombëtare

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ka vlerësuar rolin historik...

Rahoveci shënon Ditën e Çlirimit, Latifi: Liria është amanet që duhet ruajtur

Të dielën e 14 qershorit, Komuna e Rahovecit ka shënuar Ditën e Çlirimit. Me këtë rast është organizuar edhe një seancë solemne në Kuvendin Komunal. Në...

Lajmet e Fundit