11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Prizren/ Shkoi për t’i thyer frangat, një i dyshuar e godet ia merr të hollat dhe ikën

Një grabitje ka ndodhur dje në Prizren, njofton policia.

Sipas policisë, një person është goditur me grusht dhe iu kanë grabitur frangat, teksa viktima po i numëronte për t’i thyer ato.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa policia është në kërkim të personit të dyshuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

GRABITJE/ Prizren, 31.08.2021 – 20:25. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar, se i dyshuari NN mashkull rreth 40 vjeçar iu është ofruar për ti shkëmbyer franga zvicërane. Viktima duke i numëruar të hollat i dyshuari e godet me grusht dhe ia merr të hollat. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë në kërkim të dyshuarit, ndërsa viktimës iu është ofruar tretmani mjeksorë.

Më Shumë

Lajmet e Fundit