Plaka Hava Berisha tregon për një rast në një dasmë, derisa një nuse e bukur ishte duke shërbyer.“Për befasinë e të gjithëve, gotat që shërbente u ndanë përgjysmë, si të ishin prerë me ndonjë sharrë diamanti. Të gjithë mbetëm të shtangur. Pastaj aty mësuam se ishte një grua e një fshati nga Përdrinia, e cila i kishte sytë e këqij”, tregon ajo,transmeton gazeta Kosova Sot.
“Sytë e këqij”, të njohur qëmoti nëpër Prizren e rrethinë se në Përdrini, Has dhe Vërri. Plaka Hava Berisha, 85- vjeçare, pohon se me sytë e saj kishte parë disa raste të syrit të keq.“Njerëz të caktuar, me të shikuar në kafshë, kanë aftësi që me shikim, vështrim apo me vetë prezencën e tyre t’u përcjellin të keqën te bagëtia, por nuk kanë shpëtuar as nuset e reja apo edhe fëmijë të rinj”. Që t’i bëjë keq ndonjë personi apo kafshë mund t’i dërgohet shikim i habisë, çudisë apo befasisë. Mustafa Thaçi nga Landovica tregon për plakun e fshatit, Lazë Krasniqi, tashmë i ndjerë, kur shihte një lopë, kali apo ndonjë kafshë tjetër në pranverën e hershme brenda gjysmë orë ajo kafshë ngordhte.“Ai vetë nuk ka pasur dëshirë të ndodhë kjo, por i ka pasur sytë e këtillë. Bile shpesh ka ndodhur të ketë thirrur njerëzit të mos silleshin rreth rrugës së tij, sepse e ka syrin e keq që sjell fatkeqësi”, tregon Mustafa.
Hava Berisha: Syri i keq theu gotat e ujit përgjysmë
Prof dr. Nexhat Çoçaj tregon se sytë e këqij i kanë pasur kryesisht ata fëmijë që kur ishin të vegjël i ndanin nga gjiri dhe kur kanë qarë i kanë kthyer përsëri në gji. “Ndodhin edhe në rastet kur fëmija ka një sy me ngjyrë ndryshe e tjetri ndryshe. Ose kur njërin sy e ka më të madh e njërin më të vogël. Këta persona kanë qenë të predisponuar që të kenë sytë e këqij”, tregon ai.
Shton se populli është munduar që këta sy të këqij t’i luftojë duke bërë vetë hajmali për të shpëtuar nga këta. “Kështu fëmijëve shpesh në djep u vendosnin rruaza të kaltra, pastaj hudhra, këmbë të urithit, ose shtëpi breshkë të vogël, të tharë. Bagëtive sa ishin të vogla, për të mos i rënë mësysh, i vendosnin tek bishti një penj të kuq. Kurse kur bagëtia rritej që të ikë nga syri i keq i vendosnin në ballë rruaza të kaltra e shpesh edhe dhëmbë ujku”, tregon ai. Çoçaj tregon se tek nuset, pos rruazave të kaltra i vendosin edhe një gur të kaltër në formë syri që të mos i bien mësysh. Shton se kishte raste që në ballë u vendosnin një kokërr kripë, bashkë me ndonjë dhëmbë ujku.“Sytë e këqij” janë ngushtë të lidhur jo vetëm me përdorimin, por edhe me vetë lindjen e magjisë. Nënëlokja Hava Berisha tregon për një rast në një dasmë, derisa një nuse e bukur ishte duke shërbyer.“Për befasinë e të gjithëve, gotat që shërbente u ndanë përgjysmë, si të ishin prerë me ndonjë sharrë diamanti. Të gjithë mbetëm të shtangur. Pastaj aty mësuam se ishte një grua e një fshati nga Përdrinia, e cila kishte sytë e këqij”. Për befasi e pamë se kishte një sy të kaltër dhe një tjetër ngjyrë kafe”, tregon ajo. Edhe vetë nuk e kishte të qartë se si ata sy të saj janë aq shkatërrimtarë. Ajo tregoi se të gjithë u gëzuan që u dëmtuan gotat e jo nusja.
Shpirtrat e këqij dhe sytë e këqij prej fillimit të njerëzimit konsideroheshin si një
Hajriz Fejza tregon se kur njeriu e ndjen këtë shikim menjëherë hutohet dhe e ndjen veten të dobët, sikur të jetë një pengesë në komunikim me personin që e ka këtë shikim.“Jemi dëshmitarë të asaj se sot edhe shkenca pranon disa veti të caktuara telepatike, ku disa njerëz posedojnë aftësi të tilla (fuqi parashikuese, intuitë jashtëzakonisht të zhvilluar, etj. Mund të themi se në këto aftësi mediative gjithsesi hyjnë sytë që marrin mësysh”, tregon Fejza, ish-mësues. Ai shton se reagimi më i shpeshtë i njeriut kur konfrontohet me faktin që nuk mund ta shpjegojë është shmangia totale e tij.
“Ky lloj i injorimit nuk zgjidh asgjë, sepse ekzistojnë shumë të panjohura, të cilat njerëzimi do të duhej të tentojë t’i zbërthejë. Një prej dukurive të tilla, për të cilën është shkruar dhe folur gjithmonë, janë edhe sytë që të bëjnë shpeshherë keq. Të gjithë, duke marrë parasysh edhe historianët, linguistët e arkeologët, dinë se gjithnjë është besuar se dikush prej nesh ka “sy të këqij”, tregon ai.
Kurse arkeologu Nexhat Çoçaj tregon se lakmia, xhelozia dhe sytë e këqij në mënyrë të pandashme janë të lidhur dhe kur bashkohen paraqiten “shpirtrat e këqij”, të cilët botës i sjellin sëmundjen, paaftësinë, tronditjen dhe vdekjen. “Shpirtrat e këqij dhe sytë e këqij prej fillimit të njerëzimit konsideroheshin si një. Edhe popujt më të vjetër në tekstet e tyre i përmendin sytë e këqij. Ka dy lloje të syve të këqij: ata të cilët mallkojnë me vetëdije dhe ata që mallkojnë pavetëdije”, shpjegon ai. Qamil Bejtullahu tregon se dikur më herët shumë familje ruheshin që mos t’u shkojë në konak ndonjë sy i keq. Ai thotë se ka pasur shumë familje që kanë pësuar nga syri i keq.
“Tashmë është vërtetuar se shumica e atyre që i kanë sytë e këqij as që duan t’i kenë të tillë. Por, ata i kanë nga lindja ose nga fakti se si fëmijë kanë pasur raste të ndryshme, që janë reflektuar në ndërdijen e tyre duke u rritur”, tregon për “Kosova Sot” Nexhat Çoçaj.
(Kosova Sot)