Dragashi, mikpritës i komandantit të KFOR-it – diskutohet mbështetja institucionale

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka pritur sot në një vizitë zyrtare komandantin e KFOR-it nga Komanda Rajonale e Perëndimit, kolonel Francesco Errico.

Në këtë takim, kolonelin Errico e mirëpritën edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj. Arijeta Skeraj, nënkryetari i Komunës, Resul Fetahu, si dhe drejtorët komunalë Qamil Kolloni, Zeni Krasniqi, Behar Brenoli dhe shefi i Zyrës për Komunitete, z. Uzair Hamza.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Diskutimi u fokusua në ecurinë e bashkëpunimit ndërmjet KFOR-it dhe Komunës së Dragashit, me theks të veçantë në angazhimin e Njësisë së LMT-së në terren. Kryetari Xheladini shprehu falënderime për mbështetjen e vazhdueshme të KFOR-it dhe rolin e rëndësishëm të tij në përkrahje të institucioneve lokale.

“Vlerësojmë lart kontributin e Njësisë së LMT-së në Dragash, e cila në mënyrë të pandërprerë na ofron ndihmë dhe përkrahje. KFOR-i ka qenë gjithmonë një partner i besueshëm në përpjekjet tona për zhvillim dhe stabilitet”, tha  Xheladini.

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Nga ana e tij, kolonel Errico falënderoi për mikpritjen e ngrohtë dhe nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm për të thelluar bashkëpunimin me Komunën e Dragashit.

Ai theksoi se kjo ishte vizita e tij e dytë në Dragash gjatë mandatit, gjë që dëshmon për interesimin dhe përfshirjen e vazhdueshme të KFOR-it në mbështetje të sigurisë dhe zhvillimit në këtë komunë.

Takimi përfundoi me zotimin për vazhdimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me qëllim të forcimit të lidhjeve ndërinstitucionale dhe rritjes së mirëqenies për qytetarët e komunës./PrizrenPress.com/

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Thirret protestë kundër pagesës në rrugën Prizren–Prevallë: “Bashkë për interesin e përbashkët”

Qytetarët dhe banorë në Prizren, janë ftuar të marrin pjesë në një protestë paqësore kundër vendosjes së rampës me pagesë në rrugën Prizren –...

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Lajmet e Fundit