10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Prizren, Zyra e Prokurimit e sheh si trysni padinë e bërë nga operatori ekonomik

Operatori ekonomik “Zona Park” ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prizrenit ndaj katër zyrtarëve të Komunës së Prizrenit me dyshimin se të njëjtit janë përfshirë në kryerjen e veprave penale keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe keqpërdorimi e mashtrimi në prokurim publik. Mirëpo drejtuesit e Zyrës komunale të Prokurimit këtë padi e kanë vlerësuar si tentim për ushtrim të trysnisë ndaj tyre, shkruan KOHA.

Kompania “Zona Park” përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka dorëzuar në Prokurori kallëzimin penal kundër shefit të Zyrës së prokurimit, Isa Osmankaj dhe tre anëtarëve të komisionit përkatës, me dyshimin se ata me 5 maj 2020 e kanë shpërblyer një operator ekonomik, duke i tejkaluar autorizimet ligjore dhe duke shkelur dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik dhe të Ligjit të Punës. Ky operator ka sqaruar se ka aplikuar në tenderin “Sigurimi fizik dhe mirëmbajtja e objekteve të Komunës së Prizrenit Lot-2” dhe ka shtuar se është eliminuar kundërligjshëm. Pastaj me datë 3 mars 2020 ka bërë kërkesë për rishqyrtim në Komunën e Prizrenit, e cila e ka refuzuar atë. Ndërsa me 9 mars 2020, Zona Park ka paraqitur ankesë në OSHP, e cila është aprovuar si e bazuar.

“Duke u bazuar në vendimin e OSHP-së, me të cilin vendim, eksperti shqyrtues i OSHP-së, të gjitha pretendimet e palës ankuese në këtë rast të OE N.SH.H “Zona Park”- Prizren i vlerëson të qëndrueshme dhe i vërteton si të bazuara. Edhe pas vendimit të OSHP-së ku me vendim lëndën e kthen në rivlerësim dhe me po të njëjtin vendim e pranon si të bazuar ankesën e OE N.SH.H “Zona Park” – Prizren, përsëri Autoriteti kontraktues i Komunës së Prizrenit në Rivlerësim, në kundërshtim flagrant me vendimin numër 167/20 të OSHP-së, me datë 05.05.2020, e shpërblen operatorin ekonomik të pa përgjegjshëm, i cili figuron në mesin e borxhlinjve të ATK-së, me çmimin e ofruar prej: 336,648.00 euro”, shkruan në njoftimin për media të “Zona Park”.

Në anën tjetër shefi i Zyrës së Prokurimit në Komunën e Prizrenit, Isa Osmankaj, të premten ka theksuar se tenderi për Sigurimin fizik dhe mirëmbajtje të objekteve të Komunës ka qenë e ndarë në dy lote, dhe se për të dyja lotet ka ankesa të dorëzuara në Zyrën e Prokurimit dhe në OSHP.

“Sot, me datë 8 maj 2020, kam marrë një vendim prej OSHP-së që loti për Sigurim fizik kthehet në rivlerësim. Ndërsa loti për Mirëmbajtjen e objekteve komunale ka qenë në rivlerësim, dhe në procesin e rivlerësimit ka parashtruar kërkesë për rishqyrtim operatori ekonomik Zona Park, i pakënaqur me vendimin e nxjerrë nga ky proces. Në kërkesën për rishqyrtim ka pas disa pretendime. Kërkesa për rishqyrtim është bërë dje me 7 maj 2020, ndërsa në të njëtën kohë ky operator ka shkuar dhe ka paraqitur kallëzim penal, kundër Isa Osmankaj dhe tre zyrtarëve tjerë komunalë. Kallëzimi penal dyshoj të jetë interferim në punën e komisionit, i cili tash do ta shqyrtojë kërkesën për rishqyrtim që e ka paraqitur Zona Park. Ky është thjeshtë ushtrim i presionit”, ka thënë Osmankaj. Madje ai ka shkuar më tej duke pretenduar se padia e “Zona Park” ndërlidhet edhe me një çështje tjetër. “Ky operator ka bërë kërkesë te ne që ta ftojmë në procedura të negociuara për nënshkrimin e një kontrate për dezinfektim. Në atë proces, ne nuk e kemi ftuar këtë operator me arsyetimin e vetëm se Zona Park në Komunën e Prizrenit ka dorëzuar me datë 18 mars 2020 një faturë kinse ka bërë dezinfektimin e objektit të komunës dhe disa objekteve tjera dhe çmimi për metër katror ka qenë 0.66 euro. Por Komuna e Prizrenit me një operator tjetër për këtë lëmi ka nënshkruar kontratë me çmim prej 0.20 euro për metër katror. Nga ky mllef që Zona Park nuk është ftuar në negociata, tani vepron dhe bën kallëzim penal, të cilat i konsideroj si presion ndaj Zyrës së prokurimit dhe vendimeve që do të sjellë lidhur me këtë kontratë”, ka deklaruar Osmankaj. Ai ka pohuar se operatori në fjalë të premten ka marrë një vendim të procesit të rishqyrtimit të ankesës së tij dhe se aty janë aprovuar disa pretendime ankimore, me ç’rast “është lënë që në fazën e ardhshme në afat prej 7 ditësh të sillen dokumente shtesë dhe të vazhdohet me procesin e rivlerësimit”.

“Për këto arsye konsideroj se kallëzimi penal i Zona Park ka për synim ushtrimin e presionit ndaj Zyrës së Prokurimit, për ti dhënë avantazhe këtij operatori, të cilat nuk i meriton”, ka përfunduar Osmankaj./KOHA/

Më Shumë

Gjobiten dy kundërvajtës në Suharekë me nga 500 euro për shkak të garave të shpejtësisë (FOTO)

Sot në fshatin Shirokë të Suharekës, patrullat e policisë kanë kapur në flagrancë dy shoferë, të cilët ishin duke garuar me automjetet e tyre. Bëhet...

Tre ndeshje interesante luhen sot në Superligë, sytë te Ballkani dhe Drita

Tre ndeshje interesante do të zhvillohen sot, në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll. Sfida kryesore e ditës së shtune...

Lajmet e Fundit