24.9 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Pronarët e tokave në Vlashnje kërkojnë shpronësim real

TokatPronarët e tokave në fshatin Vlashnje të Prizrenit, ku planifikohet ndërtimi i impiantit të ujërave të zeza, kanë kërkuar nga qeveria lokale që të aplikojnë kompenzime reale gjatë procesit të shpronësimit.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Hasan Hasani në debatin publik me banorët e këtij fshati, është zotuar se kërkesat e banorëve do të plotësohen.

“Komuna e Prizrenit i ka ndarë 3.5 milion euro, për kompenzimin e pronave dhe do të bëjë çmos që vlersimi të bëhen në mënyrë reale”, ka thënë Hasani.

Lulëzim Paçarizi nga kompania rajonale e ujësjellësit “Hidroregjioni-jugor” ka bërë të ditur se bëhet fjal për një projekt kapital.

”Qeveria gjermane ka ndarë 12 milionë euro,Komuna e Prizrenit 3.5 milion euro, Qeveria e Kosovës 5 milion euro…”.

Ndërkaq, banorët e këtij fshati kanë shprehur brengën e tyre për mënyrën e shpronësimit të tokave./Koha Ditore/

Më Shumë

Njëri e theri me thikë e tjetri i ndihmoi ta fsheh veprën, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se...

Mot me diell, temperaturat arrijnë deri 33°C

Moti për ditën e sotme do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11 dhe 15°C, ndërsa ato maksimale do të...

Lajmet e Fundit