24.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

PSG pranon ofertën nga Al-Hilal për Mbappe

Paris Saint-Germain, siç pritej, pranoi ofertën rekord prej 300 milionë eurosh për Kylian Mbappe nga klubi saudit, Al-Hilal dhe i dha leje për të nisur negociatat me yllin francez, raporton agjencia e lajmeve “AFP”.

Nuk është befasi e madhe që PSG-ja pranon një ofertë të tillë, e cila do ta shihte Mbappe-n të marrë një pagë vjetore prej 700 milionë euro për një sezon, pas së cilës do të ishte i lirë të bënte një transferim te Real Madridi verën e ardhshme. Mbappe ka njoftuar më parë klubin e tij se planifikon të përmbushë kontratën e tij dhe të qëndrojë në Paris deri në vitin 2024.

Kjo nuk do të thotë se transferimi është i sigurt, pasi tashmë klubi saudit do të duhet të bindë Mbappen që ta pranojë ofertën, ndaj spekulimet sigurisht që nuk ndalen me kaq. Më parë, PSG i ofroi Mbappes një miliardë euro për një kontratë 10-vjeçare, por ai e refuzoi edhe atë ofertë, ndaj nuk është e sigurt nëse paratë do ta tërheqin francezin drejt Arabisë Saudite.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Më Shumë

DokuFest po vjen – a është gati Prizreni për fluksin e turistëve

Një nga festivalet më të vjetra dhe më të njohura në rajon, Dokufest, do të rikthehet këtë verë me edicionin e tij të 24-të. Producentja...

Isuf Çollaku – Bukëpjekësi që la gjurmë në Prizren

Zanati i bukëpjekësit ka qenë ndër më të vjetrit dhe më të nderuarit në qytetin e Prizrenit, dhe një nga emrat që lidhet ngushtë...

Lajmet e Fundit