22.5 C
Prizren
E enjte, 12 Qershor, 2025

74 policë të rinj nisin punën në veri, 45 prej tyre janë serbë

74 policë të rinj nga komunitetet në Kosovë kanë filluar punën në veri të Kosovës, prej tyre 45 janë nga komuniteti serbë.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

Sipas tij, pjesëtarët e rinj të policisë janë në fazën e trajnimit të tyre.

“74 policë të rinj nga komunitetet kanë ardhë në veri, prej tyre 45 janë nga komuniteti serbë. Ndërsa të tjerët janë nga komunitetet tjera, romë, ashkali, egjiptas, boshnjak, turq. Për momentin është faza e trajnimit të tyre të brendshëm, e trajnimi i tyre përfshin patrullë, trafik, hetime, etj”, ka thënë ai.

Tutje Elshani u shpreh se për momentin pjesëtarët e rinj ende nuk kanë dalë në terren.

“Njëherë për njëherë ende s’kanë dal në terren”, ka thënë Elshani.

Ndryshe, sot u raportua rrjetet sociale serbe kanë publikuar fotografitë dhe emrat e pesë pjesëtarëve të rinj serbë që sapo kanë filluar detyrën në Policinë e Kosovës.

Reklamë

Bëhu me banesë  në super lokacion, pranë qendrave tregtare Galeria Shopping Mall,  dhe Abi Çarshia, Qëndra Mjeksis Urgjente 100m , Stacioni i Autobusëve 100m.

Mob: +383 44 128 112

Email: [email protected]

Web: www.renelualtahiri.com

Më Shumë

Publikohet ‘Askund’ nga Shkodra Elektronike

Shkodra Elektronike sapo ka lansuar projektin e tyre më të ri, 'Askund', i cili erdh pak ditë pas përfaqësimit dinjitoz të Shqipërinë në Festivalin...

Kulti i vëllezërve martirë – nga Flori e Lauri te Muji e Halili

Enver Sulaj Në Këngët Kreshnike (Gjergj Elez Alia, balada Konstandini e Doruntina, Ali Bajraktari etj.) deri më tani është nënvizuar lidhja mes vëllait dhe motrës...

Lajmet e Fundit